(VIDEO) “Shpëtojmë jetë, sigurojmë shëndet për të gjithë”

(VIDEO) “Shpëtojmë jetë, sigurojmë shëndet për të gjithë”

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti , sot  dhe nesër do të marrë pjesë në Asamblenë e 76-të Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë. Tema e Asamblesë Botërore të Shëndetësisë të këtij viti, në të cilën marrin pjesë delegatë nga të gjitha shtetet anëtare të OBSH-së, është “Shpëtojmë Jetë – Sigurojmë Shëndet për të Gjithë”, ku të pranishmit do të diskutojnë tema që përqendrohen në forcimin e sistemeve të gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë emergjente; parandalimin dhe zbatimin e rregulloreve ndërkombëtare të shëndetit; avancimin e përgjigjes ndaj krizës shëndetësore në Ukrainë dhe më gjerë; rëndësinë e shëndetit mendor dhe antistigmatizimit.

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha se duke marrë parasysh situatën me sistemin shëndetësor në vendin tonë, si dhe zhvillimet në nivel botëror, të cilat kanë sjellë turbulenca edhe në sistemet më të zhvilluara shëndetësore, nevoja për punë të vazhdueshme, zhvillim dhe përmirësim të sistemit shëndetësor si e tëra është evidente.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Pjesëmarrja aktive në ngjarje të tilla si Asambleja Botërore e Shëndetësisë është një hap për hapjen e derës dhe një nxitje për punë të përkushtuar në drejtim të shkëmbimit dhe zbatimit të praktikave pozitive dhe mënyrës së duhur për të përmirësuar sistemin shëndetësor maqedonas, të gjitha këto me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore me cilësi të lartë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut,”.

Mexhiti theksoi se vendi ynë ka qenë anëtar aktiv dhe i përhershëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për më shumë se 20 vjet, dhe gjatë kësaj periudhe janë zbatuar projekte dhe iniciativa të shumta me qëllim të mbështetjes dhe edukimit të qytetarëve për parandalim dhe kujdes shëndetësor.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING