(VIDEO) Shpërndahen 33.682 vauçerë me vlerë prej 15.300 denarësh

(VIDEO) Shpërndahen 33.682 vauçerë me vlerë prej 15.300 denarësh

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva ka njoftuar sot se, masa e Qeverisë për ndajrje e vauçerëve për pajisje elektronike për studentët, po realizohet sipas planifikimeve dhe në përputhje me të gjitha dinamikat e parashikuara.

Ajo tha se, sipas të dhënave të fundit, deri dje janë shpërndarë gjithsej 33.682 vauçerë me vlerë prej 15.300 denarësh. Prej tyre, 11.500 studentë tashmë e kanë realizuar me sukses vauçerin dhe kanë marrë pajisjen e tyre të re elektronike.

Marija Miteva, Zëdhënëse e Qeverisë

“Kjo masë nuk është e rastësishme apo e improvizuar, por e planifikuar me kujdes dhe me kohë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Transformimit Digjital dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ky koordinim institucional mundësoi: organizim të shpejtë të procedurave, kritere të qarta për studentët, sistem teknikisht të harmonizuar për shpërndarjen dhe realizimin e vauçerëve dhe transparencë të lartë të procesit”.

Ajo më tej shtoi se, Qeveria do të vazhdojë të ndjekë realizimin e masës nga tregtarët e autorizuar, të sigurojmn mbështetje të vazhdueshme për studentët dhe të përgatisim politika të reja të orientuara drejt digjitalizimit dhe modernizimit të arsimit.

Thirrja publike për dhënien e këtyre vauçerëve është e hapur deri më 20 dhjetor. Thirrja zbatohet përmes portalit kombëtar të shërbimeve elektronike. Tërheqja e pajisjeve elektronike nga operatorët ekonomikë të përzgjedhur duhet të kryhet jo më vonë se 31 dhjetori.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING