(VIDEO) Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë, partitë akuzojnë njëra tjetrën

(VIDEO) Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë, partitë akuzojnë njëra tjetrën

Edhe këtë fillim vit, njëjtë si muajin e fundit të vitit të kaluar, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut- Shkupi, vazhdon të qëndrojë shumë lart në rang listën botërorë të ndotjes.

Njëjtë si dje, edhe sot, Shkupi ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fundit të platformës “IQ Air”.  Me një Indeks të Cilësisë së Ajrit prej 169, ajri në Shkup klasifikohet si i pashëndetshëm. Vlera e grimcave PM 2.5 arrin në 80.5 mikrogramë për metër kub.  Përveç se është qyteti më i ndotur në Evropë, Shkupi renditet gjithashtu në vendin e shtatë për nga ndotja ajrore në nivel global.

Para Shkupit në këtë listë ndodhen qytetet Lahor (Pakistan), Delhi (Indi), Hanoi (Vietnam), Katmandu (Nepal), Çongqing (Kinë) dhe Dhaka (Bangladesh).

Në kohën në qytetarët e Shkupit po ngulfaten partitë politikë rinë e fajsojnë njëra tjetrën për ndotjen e ajrit.

Sot Bashkimi Demokratik për Integrim fajësoi qeverinë për këtë situat dhe kërkoi masa të menjëhershme dhe efikase për të mbrojtur qytetarët.

BDI

“Qeveria duhet:

  • Të miratojë masa urgjente për  zvogëlimin  ndotjes së ajrit!
  • Të mbështesë familjet dhe grupet e rrezikuara me ndihmë për mbrojtje nga ndotja!
  • Të ndalojë lojërat politike dhe të marrë përgjegjësi për krizën e shëndetit publik!

Mjaft më me paaftësi dhe shpërfillje!”

Bdi ka akuzuar pushtetin se nuk kanë asnjë plan për uljen e ndotjes dhe se merret me siç thonë ata arsyetime të lodhura në kohën që njërëzit po mbyten nga ndotja.

Një ditë më parë, VLEN akuzoi BDI-në dhe pushtetin e kaluar se janë fajtorë të ndotjes së ajrit, ndërsa dy ditë më parë Levica kërkoi që të shpallet gjendje krize për shkak të ndotjes.

VLEN po ashtu edhe sot ka akuzuar se BDI e shkatërroi mjedisin.

VLEN

“Ndotja e ajrit nuk është problem i djeshëm. Gjendja me cilësinë e ajrit përbën një sfidë shumëvjeçare, e cila kërkon masa sistematike dhe strategjike. Për fat të keq, mangësitë e grumbulluara nga vitet dhe qeveritë e kaluara nuk mund të kapërcehen për disa muaj”.

VLEN informoi se qeveria ka miratuar një “Program kundër ndotjes së ajrit 2024-2030”. Ata sqarojnë se është përgatitur një Plan Veprimi për sezonin e ngrohjes, i cili parashikon masa të menjëhershme dhe afatshkurtra për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe uljen e ndotjes së ajrit. /SHENJA/

MARKETING