(VIDEO) Shkupi “mbytet” nga mbeturinat, deponi ilegale mes Qendrës dhe Çairit

Përderisa partitë politike merren me fushatën për zgjedhjet lokale, duke u zotuar para qytetarve me premtime nga më të ndryshmet dhe duke u marrë me politika të mëdhaja, rrugët Shkupit janë shëndruar në “deponi”. Këto pamje nga Televizioni Shenja e përshkruajnë situatën reale më së miri. Kontenjerë të stërngarkuar, trotuare të bllokura nga mbeturinat, ndërsa qyetarët nuk mundë të kalojnë pranë, për shkakë se kundërmon ere e keqe.
Duke mos dashur të flasin para kamerave, qytetarët druajnë se mundet të përhapet njdonjë epidemi. Në vend të ofrimit për të zgjedhur këtë problem kronik, që është aktuale tash më e ca muaj, e sidomos në komunën e Çairit, drejtuesit e komunës dhe ata të qyetetit të Shkupit, shkëmbejnë akuza për njëri tjetrin, se kush është fajtori për këtë gjendje katastrofale. Disa her janë përlasur kreu i Çairit, Visar Ganiu dhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ku Ganiu e hedhte fajin tek Arsovska dhe tek Higjiena Komunale, ndërsa Arsovka thonte se ata kanë për detyrim t’i mbledhin mbeturinat vetëm ata të cilat janë hudhur në kontonjerë, e jo edhe ata që janë hudhur jashtë konjtinjerëve.
Samir Mustafa /SHENJA/