(VIDEO) Shkarkohet drejtori i kardiokirurgjisë, kishte shumë vdekje në klinikë

(VIDEO) Shkarkohet drejtori i kardiokirurgjisë, kishte shumë vdekje në klinikë

Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri ka njoftuar sot se ka shkarkuar nga detyra drejtorin mjekësor të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Marjan Shokarovski dhe kryetaren e Programit për Parandalimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare, Aleksandra Eftimova. Në konferencën e sotme pë media Demiri tha se pas informacioneve për vdekshmëri më të lartë në këtë Klinikë është formuar një komision dhe në raportin që ka marrë të premten nuk ka pasur lëshime të theksuara, por potencoi se sot ka marrë informacione se 170 pacientë nuk kanë qenë të përfshirë në mënyrë të rregullt në programin “Termini im”.

ILIR DEMIRI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Për të dhënat dhe thashethemet që kishte se në klinikën e kardiokirurgjisë është rritur vdekshmëria shumë. Formova një komision dhe kërkova prej të njejtit që të bëjë kërkime adekuate dhe të më jep të dhëna faktike, jo më heret se ditën e premte e kam marrë rezultatin, në atë raport në mënyrë statistikore nuk ka lidhshmëri se vdekshmëria është e rritur. Megjithatë sot kuptova se janë 170 histori të sëmundjeve që kanë pasur intervente në klinikën e kardiokirurgjisë dhe nuk janë të përfshirë në “Termini im”, nuk kanë fletë lëshim ose skedë vdekje dhe kjo i përmbyt të dhënat statistikore që unë I kam në dispozicion”.

Demiri duke iu referuar mosfunksionimit disa ditor të sallave kirurgjikale deklaroi se ato janë vjetra rreth 30 vjet dhe se do të shfrytëzojnë kompresorë të jashtëm derisa nuk marrin dokument të vlefshëm për korrektësi.

ILIR DEMIRI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Në RMV nuk ekziston institucion kompetent I cili është i akredituar për të dhënë leje se mund të shfrytëzohet gazi i njejtë, andaj I kemi dërgu në Gjermani për ekseprtizë, derisa të kthehen rezultaet prej Gjermanie neve vazhdojmë të shfrytëzojmë kompresorët e jashtëm për rastet urgjente që janë në qendrën klinike universitare”.

Demiri theksoi se rastet urgjente të pacientëve, dërgohen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit dhe në spitalin “8 Shtatori”.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING