(VIDEO) Shiu përmbyti rrugët dhe rrugicat e Shkupit, rreth 2 800 qytetarë kanë kërkuar ndihmë

(VIDEO) Shiu përmbyti rrugët dhe rrugicat e Shkupit, rreth 2 800 qytetarë kanë kërkuar ndihmë

Drunjë të rënë mbi vetura, dëmtime të kabllove elektrike, të internetit, telefonit, bodrume të përmbytura, rrugë e rrugica të përmbyrtura. Këto janë raportimet më të shpeshta të qytetarëve, pas shiut të rrëmbyeshëm ditët e fundit. Një mot i ngjajshëm pritet edhe ditën e sotme, me reshje të kohpaskohshme shiu të rryëmbueshëm dhe bubullima.

Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza në 24 orët e fundit ka pasur numër rekord të thirrjeve në numrin e rasteve urgjente 112, 2 778 raportime dhe pjesa më e madhe e tyre 1 076 kanë qenë raste urgjente.

Qendra për Menaxhim me Kriza

“Numri më i madh i raportimeve, ishin nga vendbanimet Vollkovë dhe Dame Gruev, si dhe nga komuna Shuto Orizarë. Por, raportime ka pasur edhe nga Aerodromi, Karposhi, Çairi dhe Gazi Baba”.

Sa i përket reshjeve të shiut në 24 orët e fundit, më shumë shi ka pasur në Kumanovë.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike

“Më shumë shi ka pasur në Kumanovë-17 litra në metër katror, më pas në Tetovë-8 litra, në Shkup-Petrovec dhe Dibër-5 litra, Demir Kapi-3, Kriva Pallankë, Ohër, Berovë, Strumicë dhe Krushevë nga 1 litër shi për metër katror”.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në fundjavë pritet të ketë mot stabil dhe më nxehtë, kurse destabilizim të motit përsëri pritet nga dita e hënë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING