(VIDEO) Shënohet 9 maji – Dita e Europës

(VIDEO) Shënohet 9 maji  – Dita e Europës

Me vendosjen e luleve të freskëta para monumentit “Çlirimtarët e Shkupit”, si dhe në varrezat partizane në Butel, sot u shënua Dita e Fitores mbi Fashizmin dhe Dita e Europës – 9 Maji. Të pranishëm ishin Ambasadori europian David Geer, së bashku me delegacionin qeveritar të kryesuar nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov dhe zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq.

Euroambasadori David Geer duke vendos lulet e freskëta përkujtoi që Gjermania ratifikoi aktin e dorëzimit të pakushtëzuar në vitin 1945 dhe fitorja e koalicionit anti-Hitler. Ndërsa theksoi që kjo ditë festohet falë “Deklaratës së Shumanit”.

DAVID GEER, AMBASADOR EUROPIAN

Dita e Europës festohet pasi ministri i atëhershëm i jashtëm francez, Robert Schumann, më 9 maj 1950 promovoi idenë e një bashkëpunimi të ri politik në Europë si një mjet për të reduktuar në mënyrë drastike mundësitë e një lufte tjetër midis kombeve europiane, e cila më vonë u bë e njohur si ‘Deklarata e Shumanit”.

Geer, theksoi se sot Europa feston përvjetorin e “Deklaratës Schumann”, e cila, sipas tij, i dha shtysë të parë asaj që çoi në krijimin e Bashkimit Europian të sotëm.

Me rastin e Ditës së Europës, çdo vit BE-ja dhe institucionet e saj organizojnë manifestime për të shënuar festën. Këtë vit, me atë rast, Bashkimi Europian organizoi një “ditë të hapur” më 4 maj, gjatë së cilës qytetarët mund të vizitojnë selitë e institucioneve të Unionit dhe të njihen me mënyrën e funksionimit të tyre.

Dita e Europës është shpallur festë në nivel të BE-së dhe është ditë jopune për punonjësit e institucioneve europiane. Ndërsa, mes anëtarëve të BE-së, 9 maji është festë publike vetëm në Luksemburg, ndërsa në Rumani përkon me Ditën e Pavarësisë së vendit./SHENJA/

MARKETING