(VIDEO) Selami: ka lëshime institucionale në rastet e dhunës në familje

(VIDEO) Selami: ka lëshime institucionale në rastet e dhunës në familje

MARKETING

Dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore ka qenë në fokusin e Avokatit të Popullit në vitin 2025, por për fat të keq është aktuale edhe këtë vit. Kështu u shpreh Avokati i Popullit Faton Selami, në prezantimin e Raportit Vjetor, gjatë të cilit u bëri thirrje institucioneve që të bëjnë më shumë përpjekje, të investojnë më shumë resurse dhe njohuri për të parandaluar rastet e padëshirueshme, të cilat e kanë tronditur opinionin.

MARKETING

Sample Image

Faton Selami, Ombudsmani

“Femicidi si pasojë më e rëndë e dhunës në familje, ishte shkak për vdekjen e disa grave gjatë vitit të kaluar. Avokati i Popullit duke vepruar sipas lëndëve në rastet e femicidit, konstaton se ekzistojnë lëshime në reagimin institucional, i cili sipas konstatimeve më së shpeshti nuk është në kohë, për shkak të së cilës është e nevojshme të sigurohet parandalim dhe ndjekje sistemore e koordinuar”.

Ndërsa fushë në të cilën sërish nuk ka aspak përparim, Ombudmsnai tha se janë institucionet ndëshkuese përmirësuese.

Faton Selami, Ombudsmani

“Kushtet e qëndrimit edhe më tej janë jo njerëzore, degraduese dhe nën çdo dinjitet njerëzor. Ndërsa kujdesi shëndetësor ndaj këtyre personave përkundër vërejtjeve të shumta të Avokatit të Popullit, për fat të keq mbetet i pandryshuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për shfrytëzimin e shërbimeve  shëndetësore terciare, përkatësisht trajtimit të tyre jashtë institucioneve”.

Avokati i Popullit bëri me dije se në vitin 2025 ka shqyrtuar 2 921 parashtresa, prej të cilave në institucionin e  Avokatit të Popullit janë evidentuar 2400 parashtresa, ndërsa 521 lëndë tha se janë mbartur nga viti paraprak. Numër më të madh të parashtresave theksoi se ka në fushën e jurisprudencës me 307 parashtresa.

Raportin, Avokati i Popullit e ka dorëzuar në Kuvend.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING