(VIDEO) Sela: Të mëdyshuarit mund të kthehen sërish në Aleancën për Shqiptarët

(VIDEO) Sela: Të mëdyshuarit mund të kthehen sërish në Aleancën për Shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, i cili është pjesë e Frontit Europian, ka thënë që do të vazhdojnë të punojnë për të ardhmen ashtu siç kanë punuar edhe më herët. Sela shtoi se mbështetja në këto ditë është një dëshmi e pastër e politikave të tyre edhe pse sipas Selës, kanë hasur tradhëti, përçarje dhe tentime për t’i zhdukur nga skena politike.

ZIJADIN SELA, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Për ne, kjo ishte me rëndësi. Ata vetë thanë se vula më e mirë janë qytetarët dhe anëtarët e vërtetë të Aleancës për Shqiptarët, pastaj shpiknin lajme të rrejshme dhe mbanin kuvende e kongrese të improvizuara. Në Kuvend, Kongres ua dëshmuam se anëtarët e Aleancës për Shqiptarët janë këtu, në shtëpimë e tyre, nga Manastiri deri në Likovë, mbetën ALEANCË. Pastaj, thanë që do ta shohim në zgjedhje se ku qenkan votuesit e Aleancës për Shqiptarët. E saktë, mbrëmë e pamë të gjithë.”

Kryetari i Alenacës shtoi duke bërë thirrje për te gjithë ata që janë në mëdyshje, mirëpo ende ndjehen me zemër Aleancë, që të rikthehen pasi që nuk kanë asgjë me ata, madje ndjejnë mall për secilin anëtar të devotshëm dhe shprehu dëshirë të ketë takim me secilin prej tyre.

/SHENJA/

 

MARKETING