(VIDEO) Së shpejti debat publik rreth ndryshimeve kushtetuese

(VIDEO) Së shpejti debat publik rreth ndryshimeve kushtetuese

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, paralajmëroi debat publik në nivel ekspertësh dhe organizatash qytetare për ndryshimet kushtetuese gjatë javëve në vijim. Sipas Mariçiqit, ndryshimet kushtetuese për futjen e pakicave bullgare në preambulën, kanë kuptimin e një “drite jeshile” nga ana e tyre  dhe nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, për vazhdimësinë e negociatave me Bashkimin Evropian.

 Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane 

“Çështja e ndryshimieve kushtetuese është një çështje tashmë e hapur. Ne tani më jemi duke bërë konsultime në nivel ekspertësh dhe kemi pasur  takim të liderëve  në Kuvend që e ka inicuar atë dialog.  Ndryshimet Kushtetuese gjatë javëve të ardhshme ose muajve të ardhshme do të jenë të aktualizuara në debat me organizata qytetare dhe ekspertë në lidhje me përmbajtjen por edhe në lidhje me rëndësinë e tyre politike”

Ndërkaq, kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e sheh të nevojshme për momentin që të mbahet takim i liderëve politik, për të diskutuar rreth ndryshimeve kushtetuese, por thotë se nëse do të duhet do të realizohet i njëjti.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Për momentin nuk është e paraparë, megjithatë nëse paraqitet nevoja, atëherë do të jetë i thirrur ai takim i liderëve, por për momentin jo”

Kryeministri nënvizoi se deputetët duhet të tregojnë unitet për hir të qytetarëve, pasi procesi është i kompleksuar dhe kërkon vullnet të fortë. Sipas tij, Maqedonia e Veriut ka mbështetje të fortë nga vendet anëtare të BE-së, dhe  tani më  gjithçka është në duart e tyre për të vendosur për të ardhmen e vendit.

Linda Ebibi /SHENJA/