(VIDEO) Sanksionohen 200 shoferë në Shkup, gjysma e tyre për tejkalim të shpejtësisë

(VIDEO) Sanksionohen 200 shoferë në Shkup, gjysma e tyre për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia gjatë ditës së djeshme ka sanksionuar 200 shoferë në qytetin e Shkupit, 97 prej të cilëve  97 për tejkalim të shpejtësisë. Nga MPB gjithashtu informojnë se janë ndërmarrë 21 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

MINSITRIA E PUNËVE BRENDSHME

“Janë shqiptuar edhe trembëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dy sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, tetë sanksione për kalim në semafor të kuq”.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndaj nga kjo Ministri apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik,pasi sipas tyre,  qëllimi është rritja e sigurisë në rrugë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING