(VIDEO) Samiti në Tivat, Mickoski: Qëndrimet për “non paper” i prezantova para kancelarit gjerman

(VIDEO) Samiti në Tivat, Mickoski: Qëndrimet për “non paper” i prezantova para kancelarit gjerman

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po merr pjesë sot në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Mal të Zi, ka realizuar një sërë takimesh me përfaqësues të Bashkimit Europian. Në margjinat e takimit në Tivat, është takuar me kancelarin gjerman Friedrich Merz (Fridrih Merc) dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Para takimit, Mickoski deklaroi se gjatë takimit me kancelarin gjerman Friedrich Merz kanë diskutuar edhe për non-paper-in franko-gjerman, i cili parashikon integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian përpara anëtarësimit të plotë. Mickoski tha se Maqedonia e Veriut ka qëndrimet dhe propozimet e saj lidhur me këtë dokument dhe se ato i ka prezantuar gjatë takimit me kancelarin gjerman. Ai paralajmëroi se tema do të shqyrtohet më tej në pjesën e punës së Samitit BE – Ballkani Perëndimor.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR

Qëllimi ynë është të bëhemi shteti që do të realizojë më së shumti reforma, të mbetemi të fokusuar në procesin e zgjerimit dhe të ruajmë dinjitetin kombëtar. Kishim me të vërtet takim konstruktiv, dhe jam shumë i kënaqur nga ajo se çfarë kemi biseduar dhe ne njihemi edhe prej kornizës së partisë popullore europiane, por ky ishte takim i parë mes dy kryeminstrave. Un jam me të vërtet shumë i kënaqur nga takimi”.

Mickoski konfirmoi se ndryshimet kushtetuese kanë qenë një nga temat e bisedimeve me liderët evropianë, por theksoi se Maqedonia e Veriut meriton një proces evropian më të besueshëm dhe më të drejtë.

Ndërkaq, në këtë samit merr pjes edhe presidenti bullgar Rumen Radev, i bëri thirrje vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor të marrin shembull nga Mali i Zi dhe Shqipëria nëse dëshirojnë të arrijnë rezultate të ngjashme. Radev tha se nuk do të lejojë futjen e problemeve të trashëguara politike dhe historike në familjen evropiane

RUMEN RADEV, PRESIDENT I BULLGARISË

Qëndrimi ynë është se nuk duhet të fusim probleme të trashëguara politike dhe historike brenda familjes evropiane. Mund të jeni të sigurt se do të vazhdojmë ta mbrojmë këtë pozicion. I përshëndesim nikoqirët tanë nga Mali i Zi për përparimin e arritur dhe i vlerësojmë lart përpjekjet e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit”.

Radev deklaroi se Bullgaria nuk do të lejojë komprometimin e kritereve të Kopenhagës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht situatës së ndërlikuar gjeopolitike. Ai theksoi se problemet politike dhe historike nuk duhet të anashkalohen apo të zgjidhen në mënyrë artificiale për të përshpejtuar procesin e zgjerimit të BE-së.

Samiti BE – Ballkani Perëndimor në Tivat i kushtohet integrimit evropian të rajonit, ndërsa një nga temat kryesore është propozimi i ri franko-gjerman për përfshirjen graduale të vendeve kandidate në politikat evropiane dhe në tregun e përbashkët edhe para anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING