(VIDEO) Rritet për 23.6% numri i turistëve, kryesojnë francezët

(VIDEO) Rritet për 23.6% numri i turistëve, kryesojnë francezët

Maqedonia e Veriut po shënon rritje të interesimit të turistëve të huaj për të vizituar vendin. Sipas të dhënave të fundit të analizës së trendit të turizmit në pesë muajtë e parë të vitit 2025 të publikuara nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Maqedonia e Veriut krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje të qarkullimit turistik prej 23.6 % të turistëve të huaj dhe një rritje prej 18.7 % të netëve të qëndrimit. Sipas të dhënave, është shënuar një rritje e numrit të turistëve kryesisht nga vendet e Evropës Perëndimore si Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Veçanërisht, thuhet se Franca bie më shumë në sy me një rritje prej 219% të numrit të turistëve dhe 303% të netëve të qëndrimit, e ndjekur nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit

“Gjermania bie në sy në veçanti me një rritje prej 219% të numrit të turistëve dhe 146 përqind të netëve të qëndrimit, gjë që tregon një interes të shtuar ndjeshëm të turistëve gjermanë për të vizituar vendin tonë. Franca shënoi rritjen më të lartë me 398 përqind më shumë turistë dhe 303 përqind më shumë netë të qëndrimit, duke u pozicionuar si një objektiv i ri strategjik i politikave turistike. Britania e Madhe shënoi një rritje të ndjeshme prej 204 përqind të numrit të turistëve dhe 139 përqind të netëve të qëndrimit”.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së ndjeshme të turistëve nga vendet e Evropës Perëndimore, në Maqedoninë e Veriut, këtë vit fronin turistik e mbajnë vizitorët nga Turqia, një vend që, ashtu si vitin e kaluar, është tregu kryesor me një rritje prej 11% të numrit të turistëve dhe 21 % të netëve të qëndrimit, duke ruajtur pozicionin e parë sipas numrit të përgjithshëm të turistëve dhe qëndrimeve me netë.

Nga ministria thonë se vendi po shënon një interes në rritje midis vizitorëve të huaj për turizmin kulturor në muajt jashtë sezonit tradicional, gjë që sipas tyre, kontribuon ndjeshëm në anulimin e turizmit sezonal, rritjen e të ardhurave totale nga turizmi dhe forcimin e ekonomisë lokale. Nga ku shtuan se ky trend është me rëndësi të jashtëzakonshme sepse krijon aktivitet të vazhdueshëm turistik gjatë gjithë vitit.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING