(VIDEO) Rritet numri i të prekurve dhe i vdekjeve nga kanceri i gjirit, vjet vdiqën 346 gra
Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në katër vitet e fundit numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në rritje. Raporti “Mortaliteti dhe morbiditeti nga kanceri i gjirit te gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, që u realizua me rastin e shënimit të Tetorit – muajit ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit tregon se shkaku më i shpeshtë i vdekjeve nga neoplaznat malinje tek gratë në periudhën 2010-2023, është kanceri i gjirit.
ISHP
“Nga kanceri i gjirit në vitin 2010 kanë ndërruar jetë 310 gra me një shkallë mortaliteti 30 në 100 mijë gra, në vitin 2021- 337 gra me një shkallë prej 32,6, në vitin 2022-356 gra me shkallë prej 38,5 dhe në vitin 2023 – 346 gra me shkallë mortaliteti 37,5. Në periudhën e analizuar vihet re një tendencë e rritjes të numrit të rasteve të vdekjes tek gratë me kancer të gjirit”.
Kanceri i gjirit është në vendin e parë për nga numri i rasteve të reja të neoplazmave malinje tek gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën 2017-2021.
“Në vitin 2017 janë regjistruar 808 raste të reja të kancerit të gjirit tek gratë me një shkallë të incidencës 78.03 në 199 mijë gra, në vitin 2019 – 778 me një shkallë të incidencës 75.13, ndërsa në vitin 2021 – 806 me një shkallë të incidencës 87.08”, thuhet në raportin e ISHP-së.
Nga kanceri i gjirit për çdo vit preken 2,3 milionë gra në mbarë botën.
/SHENJA/