(VIDEO) Rriten çmimet e karburanteve – Nafta ka shkuar në 98,5 denarë për litër, benzinat 95 denarë
Çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të rriten, ndërsa nga 1 gushti do të shtrenjtohet edhe ngrohja qendrore, por me një rritje më të vogël. Komisioni Rregullator i Energjetikës, ka sjelluë vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 4,55 % në raport me vendimin e datës 20.7.2026.
Siç njoftojë kryetari i KRRE-së, Aco Ristov, çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 den/litër, me çka do të kushtojnë 93 denarë për litër dhe 95 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 4,50 den/litër dhe do të kushtojë 98,50 denarë për litër. Edhe çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 5,00 den/litër dhe do të shitet për 98 denarë për litër, kurse Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 2,726 den/kg dhe tani do të jetë 48,099 den/kg.
Përveç derivateve të naftës, Ristov njoftoi se nga 1 gushti do të rritet edhe çmimi i energjisë termike, e cila siç tha, ajo do të rritet mesatarisht me 5.96% për amvisëritë që furnizohen nga sistemi më i madh i EMV Furnizim, EMV Distribuim dhe EMV Prodhim i Energjisë Termike. Për konsumatorët e ish-ngrohtores Shkupi Veri, tani Energy Ecolink, rritja do të jetë mesatarisht 3.6%, ndërsa për konsumatorët e EMV Energjetik, çmimi do të rritet me rreth 5%.
ACO RISTOV, KRYETAR KRRE-SË
“KRRE vendosi për një korrigjim të çmimit prej 5.96%, që do të thotë se fatura mesatare mujore do të rritet për 140 denarë, nga 2.353 në 2.493 denarë. Ju e ndoqët procesin që nga fillimi dhe opinioni tashmë është i informuar se kërkesat e kompanive energjetike varionin nga 30% deri në 130%. Ajo që është kyçe në periudhën që pason dhe që ne e mbështesim është bashkimi i të gjitha kompanive të EMV-së për energji termike, me qëllim optimizimin e burimeve dhe rritjen e efikasitetit, gjë që do të nënkuptonte një çmim më të favorshëm për konsumatorët”.
Sipas rezultatetve dhe analizave të kryera, kreu i KRRE-së tha se në nivel vjetor, banorët e Shkupit që ngrohen me energji termike kanë pagesën më të ulët vjetore, në krahasim me banorët e Beogradit, Lubjanës, Sofjes dhe Sarajevës.
Gjatë një sezoni ngrohjeje janë kyçur 1.521 konsumatorë të rinj, ndërsa gjithsej 67.494 konsumatorë furnizohen me energji termike.
Samir Mustafa /SHENJA/

