(VIDEO) Rreth 4.000 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut rreth 4.000 njerëz humbin jetën çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur. Ata thonë se ajri i ndotur, veçanërisht ai me grimca PM2.5 dhe PM10, siç është rasti në shumicën e qyteteve në Maqedoninë e Veriut, është i lidhur me pasoja të shumta shëndetësore, veçanërisht sëmundje të sistemit të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.
Instituti i Shëndetit Publik vëren se në të njëjtat përqendrime të matura, efektet në popullatën e ekspozuar mund të jenë të ndryshme, sepse vlerësojnë që një faktor shumë i rëndësishëm është përbërja kimike, ose përbërja, që ato grimca mbartin, si metalet e rënda, sulfatet, kloruret, etj.
Ekspozimi afatgjatë ndaj niveleve të larta të ndotjes së ajrit, siç thonë ata, shoqërohet me shkallë më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e frymëmarrjes dhe kanceri.
Instituti i Shëndetit Publik
“Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit, veçanërisht nga kancerogjenët si benzeni dhe komponimet e tjera organike të paqëndrueshme shoqërohet me një rrezik në rritje të kancerit të mushkërive. Grimcat dhe ajri i ndotur i ambientit, duke përfshirë ndotjen e trafikut, klasifikohen si Grupi 1, sigurisht kancerogjen për shëndetin e njeriut”.
Vlerësimet e ISHP-së për periudhën 2019-2021 tregojnë se çdo vit, Maqedonia e Veriut humb 4 175 jetë që mund t’i atribuohen ekspozimit ndaj përqendrimeve aktuale të grimcave PM2.5.
Anida Murati /SHENJA/