(VIDEO) Rokas: Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë momentin për euro-integrimet

(VIDEO) Rokas: Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë momentin për euro-integrimet

Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas i bërë thirrje faktorit politik në vend që të shfrytëzojë disponimin aktual të Bashkimit Evropian sa i përket zgjerimit, për të nisur negociatat për anëtarësim. Në seancën e përbashkët të Këëshillit parlamentar nacional për eurointegrime dhe Komisionit për çështje evropiane, ku në rend dite ishte raporti i Komisionit Evropina për vendin, euroambasadori porositi deputetët që të shfrytëzojnë në “mënyrën më të mirë të mundshme këtë mundësi, para së gjithash dhe mbi të gjitha për shkak të përfitimeve për qytetarët që dëshirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”.

Mihail Rokas, Euroambasador

Dëshiroj t’ju inkurajoj që të përfitoni nga momenti aktual drejt zgjerimit. Ka një momentum të vërtetë, ka përkushtim të vërtetë. Nga ana jonë, ne jemi të përkushtuar dhe të gatshëm t’ju ndihmojmë të ecni përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Siç e keni parë të gjithë në raportet e fundit nga Brukseli, ka interes të madh dhe vullnet të mirë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për të hapur kapitullin e parë të negociatave. Presidenti i ri i Këshillit, Komisioneri i ri për Zgjerimin dhe zëvendëspresidenti i ri i Komisionit Callas kanë shprehur të gjithë mbështetjen e tyre për rrugën tuaj drejt BE-së”.

Ai shtoi se, zgjedhjet dhe emërimet në “pozita të caktuara në institucione dhe agjenci të caktuara shtetërore duhet të bëhen në kohë dhe të bazohen në merita”, ndërsa flamuri evropian gjatë miratimit të ligjeve të përdoret vetëm kur bëhet fjalë për ligje për harmonizim me Bashkimin Evropian. Ndërkaq, kryesuesi i Këshillit parlamentar nacional për eurointegrime, Venko Filipçe, gjatë fjalimit të tij në këtë seancë tha se, përshpejtimi i reformave në fushat kyçe është i domosdoshëm për përparimin e shtetit dhe se të gjithë duhet të japin kontribut për zhbllokimin e procesit.

Venko Filipçe, Kryesues i Këshillit Nacional për eurointegrime

Do të jemi në njëfarë mënyre edhe kontroll edhe mbështetje e Qeverisë në realizimin e çështjeve që janë para nesh, para së gjtihash në pjesën e agjendës së reformave. Është mirë të mbahet konsensusi për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vlerësoj se, përfaqësuesit e të gjitha subjekteve të pransihme politike dhe ekonomike do të japin kontributin e tyre në punë, mbështetjen e Qeverisë në realizimin e këtij procesi me qëllim që me të vërtetë të përshpejtohet procesi dhe se në këtë përbërje të Kuvendit dhe në këtë mandat do të hapet klasteri i parë”.

Filipçe më tej ka shtuar se, sfidat drejt procesit eurointegrues të vendit kërkojnë përforcimin e intitucioneve dhe sistemeve, në mënyrë që vendi të bëhet më kompatibil me legjislacionin dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING