QMK: 12 zjarre të regjistruara në sipërfaqe të hapura, 11 janë shuar

QMK: 12 zjarre të regjistruara në sipërfaqe të hapura, 11 janë shuar

Deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në sipërfaqe të hapura në vend, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas QMK-së, asnjë nga zjarret nuk është aktiv. Një zjarr është vënë nën kontroll, ndërsa 11 të tjerë janë shuar.

Zjarri që është nën kontroll është në territorin e komunave Makedonski Brod dhe Sopisht, konkretisht nga fshati Belica në komunën e Makedonski Brodit deri në Jasen, në territorin e komunës së Sopishtit. Bëhet fjalë për zjarr në pyll të ulët dhe të përzier.

Ndërkohë, ekipet kompetente kanë intervenuar edhe në 11 raste të tjera, të cilat tashmë janë shuar:

  • Komuna e Tearcës: fshati Nerasht – mbeturina;

  • Komuna e Shën Nikollës: fshati Erxheli – bimësi e ulët dhe mbeturina;

  • Komuna e Velesit: fshatrat Rashtani dhe Beleshtevicë – bimësi e ulët;

  • Komuna e Karposhit: Skeli i Vardarit – mbeturina;

  • Komuna e Sarajit: fshati Svilare e Poshtme – bimësi e ulët dhe pyll i përzier;

  • Komuna e Gazi Babës: fshatrat Trubarevë dhe Stajkovci – bimësi e ulët dhe mbeturina;

  • Komuna e Dollnenit: fshati Desovë – bimësi e ulët;

  • Komuna e Manastirit: pranë burgut “Ekonomia” – bimësi e ulët;

  • Komuna e Kumanovës: fshati Agino Selo – bimësi e ulët;

  • Komuna e Ilindenit: fshatrat Deljadrovci dhe Mrshevci – bimësi e ulët.

QMK vijon të monitorojë situatën dhe, në rast nevoje, ekipet kompetente do të ndërhyjnë për menaxhimin e vatrave të zjarrit.

MARKETING