(VIDEO) RMV po tretet, për tre muaj 3 500 lindje dhe 5 400 vdekje

Enti shtetëror i statistikave ka njoftuar se në tremujorin e parë të vitit 2025, numri i lindjeve të foshnjeve ishte 3,526, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, është ulur me 2.9%. Sipas të dhënave të tyre numri i vdekjeve në tremujorin e parë të vitit 2025 është rritur me 3.8% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024 dhe arriti në 5,398 persona, nga të cilët potencuan se 15 ishin vdekje foshnjore.
MARKETING
Ndërkaq edhe rritja natyrore sipas raportit thuhet se është negative dhe arrin në -1,872, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve me po aq persona.
Po ashtu, nga enti shtetëror i statistikave thuhet se në këtë tremujor të vitit u lidhën 1,846 martesa dhe numri i tyre u ul me 25.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. U regjistruan 465 divorce, që përfaqëson një rënie prej 22.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Anida Murati /SHENJA/