(VIDEO) Rikonstruimi i Qeverisë, verë e nxehtë edhe për drejtorët në nivel qendror dhe lokal

(VIDEO) Rikonstruimi i Qeverisë, verë e nxehtë edhe për drejtorët në nivel qendror dhe lokal

Pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e VLEN-it, kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se në kuadër të negociatave me partnerët e koalicionit po shqyrtohet edhe mundësia e riorganizimit dhe ndryshimit të resorëve ministrorë.

Takimin me VLEN-in, kryeministri e cilësoi si konstruktiv dhe pozitiv, duke theksuar se formalizimi i marrëveshjeve pritet të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme. Ai njoftoi gjithashtu se propozimet me emrat e ministrave të rinj do t’i dorëzohen Kuvendit më së voni deri më 1 korrik.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Në interes të procesit, nuk do të flisja për emra konkret. Takimi i djeshëm shkoi në frymë pozitive. Po rishikohen mundësi për ndryshime të resorëve, prandaj mendoj se shumë shpejtë do ta përmbyllim pjesën e parë të këtij procesi, kushtimisht thënë eshallonin e parë. Le të themi deri në fund të javës që vjen dhe deri në fund të Qershorit ta formalizojmë të gjithë këtë proces dhe më së voni më 1 korrik lista me emra të gjindet në Kuvend, para deputetëve.

Veç ministrave, kryeministri paralajmëroi ndryshime edhe tek pjesa e drejtorive si në pushtetin qëndrorë po edhe në pushtetin loakal.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Do të vazhdojmë edhe në strukturat tjera edhe në nivel lokal. Sepse edhe në nivel lokal kemi praktikisht numër të madhë të drejtorëve dhe Ndërmarrjeve Publike. Kemi mendimin tonë për një pjesë të udhëheqësve, ka vende ku mundet edhe më mirë, por ka vende ku jemi jashtëzakonisht të kënaqur, shumica janë të tillë, por ka edhe vende ku duhet të përmirësohemi. Faza e dytë do të jetë kjo pjesë dhe do të realizohet gjatë periudhës së verës.

Kur jemi tek rikonstruimi i Qeverisë mund të përmendim se njëra nga pikat e cila është biseduar dje në takimin mes përfaqësuesve të VLEN dhe kryeministrit është edhe largimi i Ministrit, Fatmir Limani, i cili pa kaluar 24 orë nga bisedimet u gjend krah kryeministrit në një aktivitet promovues.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING