(VIDEO) Rikonstruimi i qeverisë, Mickoski dhe Mexhiti me deklarata të kundërta

Paralajmërimet e Arben Taravarit, njërit nga partnerët e VLEN-it se në zgjedhjet lokale do të dalë me lista të veçanta për këshillltar komunash, ndërsa për kryetrarë është duke menduar nëse do të shkojë me VLEN ose me ndonjë parti tjetër kanë hapur dilemën e daljes së tij nga qeveria. E nëse Taravari del nga qeveria pason rikonstruimi i qeverisë.
Rreth mundësisë së rikonstruimit të qeverisë janë prononcuar sot me deklarata të ndryshme dhe të shkurta, kryeministri Hristijan Mickoski dhe zëvendës kryeministri, Izet Mexhiti.
Kryeministri këmbëngul se mardhëniet mes partnerëve të koalicionit qeverisës janë të shkëlqyera dhe se nuk do të ketë rikonstruim të qeverisë.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Jo!”. Në koalicion, shkëlqyeshëm!”
E për dallim nga Mickoski,zv/kryeministri Izet Mexhiti nuk e përjashtoi mundësinë, duke thënë se teoritikishtë duhet të ketë rikonstruktim.
IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT 08:03
“Do ta shohim. Mendoj teorikisht po, do të shohim mendoj. Do të vlerësojmë se cilat janë argumentet ‘pro’ dhe ‘kundër’ dhe do të…”.
Ndryshe, kreu u ASH-së, Arben Taravari, pas Kuvendit të partisë që e ka mbajtur të dielën në Gostivarë, tha se Kuvendi Qendror e ka angazhuar këshillin drejtues, kryesinë e ngushtë të partisë që të tenton edhe mëtutje që me VLEN-in të gjejnë gjuhë të përbashkët për të dalë në zgjedhje së bashku.
Samir Mustafa /SHENJA/