Kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, emëroi joligjërisht një drejtor shkolle

Kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, emëroi joligjërisht një drejtor shkolle

DPB Strugë ngriti kallëzim penale kundër M.Q. (66) nga fshati Bixhevë e Strugës për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal.

“Ai, në cilësinë e kryetarit të komunës së Strugës, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Arsimin Fillor, mori vendim dhe shkarkoi në mënyrë të paligjshme drejtorin e një shkolle fillore komunale, pas së cilës emëroi një person tjetër si ushtrues detyre të drejtorit”.
“Ai e bëri këtë edhe pse e dinte se personi i sapoemëruar nuk i plotësonte plotësisht kërkesat e përcaktuara në nenin 118 të Ligjit për Arsimin Fillor. Parregullsitë u përcaktuan edhe nga inspektimi, i kryer nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit”, thonë nga MPB.

MARKETING