(VIDEO) Rikonstruimi i bulevardit “Cvetan Dimov”, Gjeorgjevski: Jemi në kontakt me Mexhitin për nisjen e punimeve

(VIDEO) Rikonstruimi i bulevardit “Cvetan Dimov”, Gjeorgjevski: Jemi në kontakt me Mexhitin për nisjen e punimeve

Kryetari i zgjedhur i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, gjatë fushatë zgjedhore ka premtuar rregullimin dhe zgjerimin e bulevardeve në kryeqytet, përfshirë këtu bulevardin “Cvetan Dimov”, i cili është një prej pikave më të ngarkuara të trafikut në kryeqytet. Sot kryetari Gjeorgjevski bashkë me kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovski, përuruan nisjen e punimeve për ndërtimin e një mega-parku në këtë komunë. Në këtë ngjarje, Gjeorgjevski ka folur për angazhimin për zgjerimin e rrugës në Çairçanja.

ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

Po e përgatisim, dhe ai është ndër projektet për të cilat po bëj përpjekje që sa më shpejt të fillojmë me aktivitetet. Tashmë kemi komunikim me kryetarin Mexhiti, dhe më vjen mirë që të gjithë kryetarët e komunave janë operativë. Që nga marrja e detyrës, edhe projektet e qytetit që po i realizojmë, i drejtojmë në interes të pushtetit lokal. Secili prej tyre në Shkup po tregon gatishmëri të plotë që të fillojmë sa më shpejt realizimin es tyre.”

Përndryshe, bulevardi “Cvetan Dimov” lidhë tre komuna dhe në të kalojnë mijëra vetura çdo ditë. Ajo ndryshe njihet edhe si ndër pikat më kritike të Shkupit. Rregullimi i tij është premtuar në vazhdimësi, por deri tash ka pasur vetëm përpjekje për zgjidhje të pjesshme, siç ishte vendosja e murit ndarës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING