(VIDEO) Rikonstruimi i bulevardit “Boris Trajkovski” nis javën e ardhshme

(VIDEO) Rikonstruimi i bulevardit “Boris Trajkovski” nis javën e ardhshme

Edhe pse duhej të ishte projekt i nisur, e i përfunduar, politikanët vazhdojnë të japin premtime të reja për problemet e vjetra. I tillë është rasti me bulevardin Boris Trajkovski, të nisur në kohën kur me qytetin udhëhiqte, Petre Shilegov, ky projekt vazhdon të mos jetë i përfunduar edhe pse nga ajo kohë kanë kaluar më tepër se shtatë vjet.

Kreu i kryeqytetit, Orce Gjeorgjievski tha se është i njoftuar me këtë problematikë dhe premtoi se punimet në këtë bulevard do të nisin javën e ardhshme.

ORCE GJEORGJIEVSKI, KRYETAR I QYTETIT Të SHKUPIT

Javën e ardhshme do t’i vazhdojmë punimet për ndërtimin dhe përfundimin e bulevardit Boris Trajkovski që është në territor të komunës së ‘Kisella Vodës’, një problem disa dekadësh me të cilin në përditshmëri janë përballur qytetarët”

I pyetur nga TV Shenja, Gjeorgjievski tha se punimet në këtë bulevard dhe disa bulevarde do të përfundojnë para festave të fundvitit.

ORCE GJEORGJIEVSKI – KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

Po presin jo 4 vjet, por presin zgjidhje tashmë 15 vite. E thash dhe jam i bindur se shiritet e bulevardit, “Mumin Potok”, Boris Trajkovski dhe Ljubljanska do t’i presim gjatë vitit të ri”.

Neglizhenca institucionale dhe stërzgjatja e punimeve në këtë aks ka rrevoltuar edhe qytetarët të cilët javë më parë për TV Shenja deklaruan se kjo rrugë nuk bëhet dhe se politikanët tanë garojnë me njëri tjetrin se kush do të vjedhë më shumë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING