(VIDEO) Revizorët: Gjyqësori ka zbatuar vetëm 52% të masave të planifikuara

(VIDEO) Revizorët: Gjyqësori ka zbatuar vetëm 52% të masave të planifikuara

Vetëm 52 % e masave të reformave në gjyqësor janë zbatuar plotësisht njoftojnë nga enti shtetëror revizionit. Në raport thuhet gjithashtu se nga 366 milionë denarë të planifikuara për 15 masa janë shfrytëzuar vetëm 74 milionë apo vetëm 20%. Nga gjithsej 130 masa që ishin parashikuar në Strategjinë e Reformës në Sektorin e Drejtësisë nga viti 2017-2022 dhe në Planin e Veprimit, vetëm 52 %janë realizuar plotësisht. Arsyen për realizimin e vetëm 52 %t ë asaj që ishte planifikuar për periudhën e kaluar, ESHR e gjen në disa faktorë.

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

“Kjo situatë vjen si pasojë e përcaktimit joadekuat të masave për arritjen e qëllimeve, mungesës së treguesve të qartë të matshëm, afateve joreale, zgjedhjeve të vlerësuara të mjeteve financiare, koordinimit të pamjaftueshëm të institucioneve dhe organeve kompetente përgjegjëse për masat dhe aktivitetet”.

Në Raportin e Revizionit theksohet edhe fakti se për 15 masa të parapara me Strategjinë dhe Planin e Veprimit ishin planifikuar rreth 6 milionë euro por deri më 31 dhjetor 2021 vetëm 20% gjegjësisht rreth 1,2 milionë euro.

Për atë se pse është realizuar kaq pak, revizorët thonë se për një nga zërat më të mëdhenj për ndërtimin e kushteve të reja hapësinore nuk është shfrytëzuar as 40 % e parave, si dhe për faktin se 85 % e mjeteve për sigurimin e hapësirave të posaçme për prokurorët e vendosur në objektet e gjykatave  nuk janë shfrytëzuar.

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

“Shkalla e ulët e realizimit të mjeteve të planifikuara vjen si pasojë e mosrealizimit të mjeteve të planifikuara për masën ‘Ndërtimi i kushteve të reja hapësinore’, që paraqet 40 për qind të mjeteve të planifikuara, si dhe mosshfrytëzimi i mjeteve të parapara me masën ‘Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Planifikim Hapësinor dhe ndarje të Gjyqësorit nga Gjykatat’, ku janë planifikuar mjete më shumë se ajo që ka qenë e nevojshme”.

Revizorët gjithashtu njoftojnë se ata që duhet të monitorojnë zbatimin e reformave, pra Këshilli për Monitorimin e Zbatimit të Strategjisë, kanë mangësi në punën e tyre dhe se ky organ punon pa një metodologji të përcaktuar për vlerësimin e rezultateve të masave dhe aktiviteteve të zbatuara.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING