(VIDEO) Revizorët gjejnë parregullsi në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
Kompensime të pabaza, oferta jo konkurruese dhe provime problematike, janë disa nga parregullësitë që janë gjetur në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve “Pavel Shatev”, kontatoi Revizioni i Shtetit. Sipas raportit Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2024, kompensimi për anëtarët e Bordit Drejtues dhe Këshillit Programor është paguar në shuma të plota mujore, pa marrë parasysh pjesëmarrjen në seanca.
Përveç kësaj, afati ligjor për përfundimin e fazës së dytë të trajnimit fillestar të gjeneratës së tetë të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publikë është vonuar për tre muaj, gjë që ka shkaktuar kosto shtesë. Disa nga kontratat me mentorët për trajnim praktik ishin lidhur pas përfundimit të periudhës së mentorimit, dhe fondet u ishin paguar edhe koordinatorëve, statusi i të cilëve nuk është i rregulluar me Ligjin për Akademinë.
Anëtarët e komisioneve për vlerësimin e trajnimit praktik gjithashtu morrën honorare, megjithëse një mundësi e tillë nuk është parashikuar me ligj. Në fushën e marrëdhënieve të punës, u zbulua se maksimumi ligjor për punë jashtë orarit ishte tejkaluar pa njoftim të detyrueshëm në Inspektoratin e Punës
Tabel: Enti Shtetëror i Revizionit
“Në një rast, një punonjësi iu pagua orë shtesë gjatë një periudhe kur ai njëkohësisht përdorte mëditje ditore për një udhëtim pune jashtë vendit dhe merrte pjesë në seancë brenda orarit të rregullt të punës”.
Parregullësi janë identifikuar edhe në punë materiale, nuk kishte evidencë të duhur të përdorimit të kartave të karburantit. Në fushën e prokurimit publik, revizori konstatoi kritere që nuk lidheshin drejtpërdrejt me lëndën e prokurimit, si dhe raste të prokurimit të mallrave dhe shërbimeve pa zhvilluar një procedurë në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik. Vërejtje serioze u vunë re edhe në procesin e dhënies së provimeve.
Tabel: Enti Shtetëror i Revizionit
“Për shkak të mosfunksionimit të sistemit elektronik të testimit, pas ndryshimeve ligjore u mundësua testim me letër. Kështu revizorët konstatuan se kishte siguri të pamjaftueshme të rezultateve, sepse testet nuk ishin të numëruara në seri dhe rezultatet nuk u përpunuan menjëherë pas dhënies së tyre”.
Ish-drejtoresha e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, Natasha Gaber-Damjanovska, për këtë raport është shprehur se mangësitë e identifikuara nuk janë rezultat i një qëllimi për të anashkaluar dispozitat ligjore, por përkundrazi rrjedhin nga rrethana objektive dhe një ngarkesë pune jashtëzakonisht e madhe.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

