(VIDEO) Reporterët pa kufij: Maqedonia e Veriut në vendin e 36-të, e renditur më mirë në mesin e vendeve të rajonit

(VIDEO) Reporterët pa kufij: Maqedonia e Veriut në vendin e 36-të, e renditur më mirë në mesin e vendeve të rajonit

Republika e Maqedonisë së Veriut është rënditur e 36-ta në Indeksin e Lirisë së Medias për vitin 2024 nga Reportierët pa kufij, ose dy vende më lartë se vitin e kaluar.

Nga vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut është më ë vlersuar, pas saj vjen Mali i Zi në vendin e 40, Sllovenia 42, Kroacia 48, Kosova 75, Bosnja dhe Hercegovina 81, Serbia në vendin e 98 si dhe Shqipëria në vendin e 99-të.

REPORTERË PA KUFINJ

“Edhe pse gazetarët punojnë në një mjedis armiqësor, keqinformimi i përhapur dhe mungesa e profesionalizimit kontribojnë në rënien e besimit të shoqërisë ndaj mediave, gjë që ekspozon mediat e pavarura ndaj kërcënimeve dhe sulmeve. Për më tepë, zyrtarët e qeverisë priren të kenë qëndrime të këqija dhe poshtëruese ndaj gazetarëve.

Në krahasim me vitin e kaluar, Maqedonia e veriut ka shënuar rënie në katër nga pesë tregues. Rënia më e madhe me 5,35 pikë ka treguesi politik, 1,82 pikë në treguesin e kuadrit ligjor, me 3,05 pikë në treguesin social dhe rritje ka vetëm treguesi i sigurisë me 8,16 pikë.

REPORTERË PA KUFINJ

Mjedisi i përgjithshëm mbetet i favorshëm për lirinë e medias, por agjencitë qeveritare nuk janë shumë transparente dhe gazetaria kritike është gjithnjë e më e ndjeshme ndaj sulmeve. Për shkak të polarizimit të fortë politik, media mund të jetë nën presionin e autoriteteve, politikanëve dhe biznesmenëve në nivel kombëtar dhe lokal. Dy partitë më të mëdha (në pushtet dhe në opozitë) kanë krijuar sisteme mediatike paralele mbi të cilat ushtrojnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. Shërbimi i transmetimit publik nuk ka pavarësi editoriale dhe financiare”.

Nga indikatorët e kuadrit ligjorë thuhet që një ligj i ri që ri-autorizon qeveritë kombëtare dhe vendore për të reklamuar në mediat private, ka ngritur shqetësime për përhapjen e mundshme të ndikimit të lidhur me të.

Në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, liria e medias është përkeqësuar dhe rezultati i përgjithshëm është se ka rënë me 4.14 pikë që nga viti i kaluar. Vendet e para në Indeksin e Lirisë së Medias 2024 i përkasin Norvegjisë, Danimarkës dhe Suedisë. Ndërkaq në listën e 177 vendeve në botë, Turkmenistani, Irani dhe Koreja e Veriut kanë vlerësimet më të këqija për lirinë e medias.  /SHENJA/

 

MARKETING