(VIDEO) Refuzohet propozimi i LSDM-së që ministrat të kenë vetëm shtetësi të RMV-së

(VIDEO) Refuzohet propozimi i LSDM-së që ministrat të kenë vetëm shtetësi të RMV-së

Në Kuvend nuk kaloi propozimi i LSDM-së që ministrat të kenë vetëm shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vetëm 20 deputetë të opozitës votuan për ndryshimet në ligjin e propozuar nga LSDM, ndërsa shumica nuk votoi.

LSDM propozoi ndryshime në Ligjin për Qeverinë për ta bërë atë të pajtueshëm me propozimin e VMRO-DPMNE-së, që deputetët të kenë vetëm shtetësi të RMV-së. Zgjidhja ligjore u shpjegua nga koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski. Ai tha se grupi parlamentar i LSDM-së propozoi që ligji të miratohet me procedurë të shkurtuar.

OLIVER SPASOVSKI, LSDM

“Zgjidhja ligjore duhet të jetë në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Deputetët e propozuar nga VMRO-DPMNE, përkatësisht të miratohet një ligj që kërkon që anëtarët e Qeverisë të kenë vetëm një shtetësi”.

Spasovski tha se ka anëtarë të Qeverisë me shtetësi bullgare dhe  çeke, i cili përmendi emrin e  ministres së Energjetikës, Sanja Bozhinovska.  Ai madje shpreson që shumica do ta mbështesë ligjin dhe se procedura do të vazhdojë si për këtë ashtu edhe për Ligjin për Deputetët, e cila tani është ngadalësuar. Sipas Spasovskit, ata që angazhohen t’u shërbejnë qytetarëve duhet të kenë vetëm shtetësi të RMV-së.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING