(VIDEO) Rasti “Puls”, prindërit rrëfejnë momentet e tmerrshme të natës së 16 marsit
Në Gjykatën në Idrizovë pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan. Në mes lotëve që nuk mundeshte ti mbajë dot dhe me një zë të ulët, Ivana Minova, nëna e Draganës 16 vjeçare, e cila është njëra ndër viktimat e tragjedisë më të madhe që ndodhur ndonjëher në vend, sot ka dëshmuar në gjykatë, nga ku tha se të rinjëve të cilët po argëtoheshin brenda diskotekës, nuk u është ofruar ndihmë dhe se të gjithë të akuzuarit, si edhe të tjerë që janë lavdëruar se kanë ndihmuar dhe shpëtuar jetë, ajo tha se gënjejnë. Minova u shpreh e prerë, sipas saj, ata që vërtet kanë shpëtuar , sot janë të vdekur.
IVANA MINOVA, NËNA E TË NDJERËS 16 VJEÇARE DRAGANA MINOVËS
“Ishte e tmerrshme të shihje fëmijë të rinj duke luftuar për jetën. Disa prej tyre ishin pa rroba. Dola jashtë dhe e pashë bashkëshortin tim duke qëndruar pranë vajzës sonë. Ajo ishte e veshur; u gëzova dhe mendova se ishte vetëm pa ndjenja. Ai e mori Draganën në krahë. E futëm në makinë dhe e çuam në spital. Edhe atje pamja ishte e ngjashme. Në korridorin e Urgjencës shtriheshin fëmijë të vdekur. Kudo kishte gjak dhe erë të trupave të djegur. Mendoja se Dragana do t’i hapte sytë. Ajo qëndronte shtrirë në dysheme. E morën, por jo për në repart — e drejtuan për në morg. Dragana shkoi në koncert, ndërsa neve na e kthyen në arkivol”.
Ajo dëshmoi gjithashtu se një automjet policie ishte shfaqur kur ajo e kishte sjellë Draganën pranë “Puls”-it, por ndërsa po kthente makinën për t’u larguar, automjeti ishte zhdukur. Ajo theksoi edhe një detaj të rëndësishëm, se përveç vajzës së saj të mitur, shoqeve të saj, vëllait dhe shokëve të moshës 13 dhe 14 vjeç , rrugës dhe para diskotekës kishte parë shumë fëmijë dhe të mitur që po shkonin në koncert.
Ndërkaq, Gabriela Naunova, nëna e Nadica Naunova, e cila gjithashtu humbi jetën, dëshmoi se, duke kërkuar vajzën e saj, kanë thyer një mur për të hapur një kalim për vajzat e bllokuara në tualet.
GABRIELA NAUNOVA, NËNA E TË NDJERËS NADICA NAUNOVA
“Në spital e çuan Nadicën në kirurgji. Një infermiere na tha se ia kishin rikthyer pulsin. Gjeta mënyrë ta shihja përmes xhamit. Qëndronte e vdekur në shtrat, e vetme, pa askënd pranë saj… Është shumë e rëndë të shohësh fëmijën tënd të vdekur!”
Në këtë seancë të gjykimit kanë dëshmuar edhe disa prindër të tjerë, të cilët i kanë humbur më të dashurit e tyre. Kujtojmë se më 16 mars, në Koçan, përderisa ishte duke u mbajtur një koncertë nga grupi i famshëm DNK, diku në mes nat diskotekën “PULS”, e kaploi një zjarrë i madh, ku si pasojë jetën e kanë humbur 63 persona, kryesishtë të rinjë, ndërsa mbi 200 persona tjerë u lënduan.
Samir Mustafa /SHENJA/

