(VIDEO) Rasti “Grubi-Bexheti” në listën e ngjarjeve të “turbullta” të Transparence International

(VIDEO) Rasti “Grubi-Bexheti” në listën e ngjarjeve të “turbullta” të Transparence International

MARKETING

Organizata Transparency International ka publikuar raportin për rastet e “turbullta” dhe “të qarta” të korrupsionit për muajin dhjetor. Në krye të listës së ngjarjeve “të turbullta” është futja e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe gjykatësit Enver Bexheti në listën e zezë amerikane. Në raport thuhet se dy personat në fjalë shpëtuan ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov nga burgu.

MARKETING

Sample Image

Transparency International

Sipas kumtesës së ministrisë amerikane për Punë të Jashtme, që të dy kanë qenë të përfshirë në “korrupsion të konsiderueshëm” me pranimin e ryshfetit për të përmbysur proceset gjyqësore kundër ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Mijallkov, ndër të parët u fut në listën e zezë në SHBA në vitin 2022 edhe për shkak të korrupsionit. Në listën e fundit ishin edhe anëtarët e familjes së ngushtë të Artan Grubit. Sipas vendimit, Grubi dhe Bexheti nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do t’u anulohen vizat nëse i kanë”.

Në mesin e rasteve “të turbullta” të përzgjedhura nga Transparency është edhe rasti i formimit të lëndës nga ana e Prokurororisë për tetë persona që dyshohet se kanë bërë keqpërdorime të furnizimeve publike në Zonën Industriale Teknologjike Zhvillimore, mangësitë sistematike në Gjykatën Penale të konstatuara nga Enti Shtetëror i Revizionit, si dhe ndryshimet e propozuara ligjore me të cilat shfuqizohet kontrolli administrativ i furnizimeve publike.

Ndërkaq, në mesin e rasteve “të qarta” të korrupsionit, Transparency ka theksuar rastin me keqpërdorimet në Fondin për Inovacione, përkatësisht kallëzimet penale kundër dy ish drejtorëve të këtij fondi.

Transparency International

Në rastin e parë, bëhet fjalë për një projekt të quajtur “Grin Hojo” të bashkëfinancuar nga Fondi, i cili ka qenë për mbledhjen e të dhënave përmes pajisjeve IoT për të përdorur një zgjidhje inteligjente të shtëpisë për të bërë një zyrë/shtëpi/apartament me më shumë efikasitet energjetik.

Ekziston dyshimi i bazuar se Fondi është dëmtuar për 4.000.000 denarë, për shkak se ish drejtori Halili ka bërë “keqpërdorim të pozitës zyrtare”. Auditimi i punës së Fondit për Inovacione ka rezultuar me një tjetër kallëzim penal, edhe atë ndaj ish-drejtorit të Fondit Kosta Petrov. Në këtë rast bëhet fjalë për projektin e “Frotirkës” nga Dellçeva i financuar nga fondi, i cili nuk është përfunduar, por është paguar dhe pretendohet se Petrov nuk ka reaguar në përputhje me rrethanat”.

Po ashtu, është theksuar edhe rasti i fundit ku, u dorëzuan kallëzime penale për 12 personave dhe një shtetasi të huaj për kontrabandë me vetura luksoze nga jashtë.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING