(VIDEO) Rama për shqiptarët në Greqi: Dikur i dëbuan me dhunë, juve ua ndërruan emrat!

(VIDEO) Rama për shqiptarët në Greqi: Dikur i dëbuan me dhunë, juve ua ndërruan emrat!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur sot një fjalim plot 1 orë e 10 minuta në Athinë përpara emigrantëve shqiptarë. Rama u prit me entuziazëm nga shqiptarët në stadiumin “Galatsi”, ndërkohëp që janë angazhuar më shumë se një mijë policë për të siguruar ngjarjen e shumëpërfolur. Kryeministri  Rama ka deklaruar se Shqipëria e ka ngritur përfundimisht kokën e ulur ndër shekuj nga dhuna e historisë së saj tragjike. Ai ka deklaruar se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim tjetër ndaj Greqisë përveç respektit reciprok, kujdesit reciprok për bashkëkombësit që jetojnë në të dy shtetet tona, marrëdhënieve reciproke të miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë dhe jo vetëm kaq. Megjithatë, Rama ka emocionuar publikun me fjalimin e zjarrët për të shkuarën tragjike të shqiptarëve.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e trupit nëpër natë për t’ju deportuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnguljeve me dhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë. Shumë ndër ju ndërruat emrat që ju kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentat e punës dhe regjistruar fëmijët në shkollë”

Më tej Rama ka portretizuar profilin e një emiogranti shqiptar të dërrmuar nga praktikat asimiluese të autoriteteve greke në fillim të viteve ’90.  

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“Ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmijët të mbytej në lot se kishte dalë më i miri në shkollë, por nuk iu dha e drejta e ceremonisë së flamurit dhe faj i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dykrenare dhe nuk kishte lindur nën mbrojtjen e kryqit të bardhë por, ja ku jeni. Ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi nën këtë qiell, por asnjë fuqi apo padrejtësi e kësaj bote nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu”.

Megjithatë, rama ka folur edhe për anët tjetër të medales. Ai ka thënë se shoqëria greke, pjesa më e madhe e së cilës, falë ndjeshmërisë së njerëzve të zakonshëm të këtij populli, u bë mbështetëse e shqiptarëve në fillim të odisesë heroike në kërkim të një jete të re në Greqi. /SHENJA/

MARKETING