(VIDEO) Qytetarët vuajnë përplasjet politike rreth autobusëve

(VIDEO) Qytetarët vuajnë përplasjet politike rreth autobusëve

Mungesa e transportit publik shkakton kaos në qytetin e Shkupit. Pritja e gjatë e qytetarëve nëpër stacione në këto kohë të ftohta dimri zgjon ndjeshëm revoltat e tyre. Ata ankohen se presin me orë të tëra dhe si përfundim duhet të gjejnë zgjidhje tjetër për të arritur në destinacionet e tyre, pasi që nuk ka lëvizje të autobusëve.

Mungesat e autobusëve po ju shkaktojnë probleme dhe vonesa për në punë dhe madje disa nuk mund të shkojnë as në shtëpitë e tyre.

Një qytetar nga Haraçina thotë se i është dashur të ecë në këmbë për orë të tëra, ai shpreh qartë qëndrimin e tij kundrejt kësaj situate, madje duke kritikuar edhe ata të parlamentit, duke thënë se ata duhet t’i largojmë sepse janë vetëm për vota.

Qytetar

“Qe 5 orë po pres, Isha në spital në kontroll tash, prej atje kam ardhur në këmbë deri këtu, prej ora 9 kam ardhur këtu, po pres po ska as autobus as asgjë. Ata që qëndrojnë në parlament duhet më mirë t’i heqim të gjithë, nuk duhen ata vetëm për vota. Nuk ka autobusa e kam thirrur djalin që të vijë të më marrë me veturë”

Ndërkohë, edhe një zonjë shprehet e revoltuar për këtë situatë ajo thotë se i është dashur të ecë në këmbë për gjysmë ore.

Qytetare

“Gjysmë orë në këmbë kam ardhur nga Autokomanda deri këtu, po shkoj për në shtëpi”.

Një qytetare tjetër madje thekson se për shkak të mungesës së autobusave nuk mundet që të shkojë as në shtëpi.

Qytetare

“Epo kam ardhur nga Kisela Voda deri këtu në këmbë. Njejtë kam një orë po pres, nga Kisela Voda deri ketu ja. Është shumë problem sepse është shumë ftohtë, nuk mund të shkoj në shtëpi”.

Qytetarët iu bëjnë thirje institucioneve që ta rregullojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur këtë problematikë, pasi tashme po eskalon si gjendje. Për ata është e papranueshme që një kryeqytet të ketë probleme të tilla të transportit publik. /SHENJA/

MARKETING