(VIDEO) Qytetarët: Telefoni dhe rrjetet sociale, pjesë e pandashme e jetës
MARKETING
Rrjetet sociale janë një nga temat më të përhapura të kohës sonë, duke ndikuar ndjeshëm në jetën e të rinjve. Nga një mjet komunikimi dhe informimi, ato po marrin gjithnjë e më shumë rolin e një hapësire ku ndërtohet identiteti, formohen mendime dhe krijohen modele sjelljeje. Megjithatë, krahas përfitimeve, po shtohen edhe shqetësimet lidhur me varësinë që ato krijojnë dhe ndikimin e tyre në shëndetin psikologjik të të rinjve. Përdorimi i tepruar, krahasimi i vazhdueshëm me të tjerët dhe presioni për t’u përshtatur me standarde virtuale shpesh çojnë në ankth, pasiguri dhe izolim social.
MARKETING
QYTETAR
“Edhe po edhe jo, po jo aq shumë/Varet për çfarë e përdor, nëse e përdor për punë të mira mundet me pasë ndikim pozitiv , nëse e përdorë për diçka të keqe normal negativisht ndikon/Deri sot jo, po ka persona që janë të stresuar, të bullizuar prej rrjeteve sociale sidomos mosha ma e re”.
QYTETARE
“Po/Pozitiv/Po, po”
Ndërkaq disa studentë të Universitetit Nënë Tereza-Shkup, theksuan se, nuk ka njeri që nuk është i varur nga telefoni ose rrjetet sociale, po ashtu duke mos mohuar as për veten tyre, sepse siç theksuan ata telefoni është bërë si një njeri i dytë afër çdo njeriu.
STUDENT
“Krejt varet se në çfarë konteksti e merr, në qoftëse përdoret për të mirë ajo automatikisht ndikon pozitivisht tek të rinjët po ashtu edhe tek njerëzit, mirëpo në qoftëse përdoret për anë ose punë negative ajo ndikon negativishtë tek njerëzit/Shumicën e rasteve tek postimet që ndikojnë negativisht tek njerëzit janë komentet negative që i marrim, mirëpo unë mendoj se nuk duhet të ndikojë kjo tek psikologjia e njeriut, ato jane thjeshtë disa mendime të disa individëve kështu që jeta vazhdon.Nuk ka njeri që nuk është i varur nga telefoni, deshëm nuk deshëm na është bërë një njeri i dytë afër neshë kështu që deshëm nuk deshëm ne jemi të varur, jemi të lidhur shumë për telefon”
STUDENT
“Po shumicën e rasteve, se fëmijët po përdorin shumë telefonë mendojë se po/Po/Po deri diku po”.
STUDENTE
“Në disa raste ka që kanë edhe ndikim pozitiv që shembull duhet për mësime por në disa raste ka që kanë ndikim negativ për shkak që fëmijët janë bo shumë të varur kohën e fundit prej rrjeteve sociale dhe kjo mendoj që për rininë, për gjeneratat e reja është pak e dëmshme. Po ka ndodhur najher, ka pasur raste që kam pa një postim më ka shqetësu. Po tash edhe jo smundem me thanë sepse në ditë të sodit të gjithë janë të varur nga rrjetet sociale edhe normal përdorna për mësime për gjithcka’’.
Rrjetet sociale mbeten një realitet i pashmangshëm i jetës moderne, me ndikim të dyfishtë në shoqëri. Ato mund të shërbejnë si një mjet i fuqishëm për lidhje, informim dhe shprehje personale, por njëkohësisht mbartin rrezikun e varësisë dhe ndikimeve negative në shëndetin psikologjik.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

