(VIDEO) Qytetarët: Korrupsion ka në çdo hap, nga rojtari deri te funksionari

(VIDEO) Qytetarët: Korrupsion ka në çdo hap, nga rojtari deri te funksionari

Qytetarët vlerësojnë se korrupsioni është i përhapur kudo. Renditja e Maqedonisë së Veriut në vendin e 85-të në indeksin ndërkombëtar për perceptimin e korrupsionit në botë nga “Transparency International” nuk është aspak befasi për disa qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Të intervistuar nga Televizioni Shenja, qytetarët  vlerësojnë  se vendi duhet të jetë madje edhe më keq sa i përket renditjes.

QYTETAR

“Pak e paskan rëndit, ka deshtë në vendin e 150 me rëndit, me Ganën me shtetet e Afrikës me rëndit. Korrupsioni, është në shesh kjo, jo, nuk luftohet, s’ka lidhje”.

QYTETAR

“Korrupsioni nuk largohet asnjëherë, sepse thonë, ai çka merr dhe ai çka jep, janë të kënaqur edhe për këtë arsye nuk mundet që të largohet , sepse janë të kënaqura të dyja palët. Ata thonë që luftohet ama nuk besojë që luftohet, sepse ajo është e fshehur, nuk e din ata se çfarë mundë të bëjmë ne dy, njeriu vdesë korrupsioni nuk vdesë, kjo ndikon në popullsi në shtet, p.sh të marrim shembull shëndetësinë, nuk mundesh të shkosh të bësh kontroll, pa i dhënë diçka nuk të marrin në dorë”

 Sipas qytetarëve, vet fakti se të korruptuarit që kanë qenë pjesë e pushteteve të kaluara ende vazhdojnë të jenë të lirë dhe deri sot askush nuk është dënuar për një vepër të tillë tregon se në vendin tonë vazhdon të lulëzojë korrupsioni.

QYTETAR

“Fakt që ka korrupsion, madje korrupsioni është në nivel të lartë, ku të gjithë ata që kanë qenë përpara në pushtet, që ka pasur hulumtime edhe prej kësaj prokurores speciale, Katica Janeva, e cila nuk mundet të krynë asnjë punë, për çka ishte e caktuar nga shteti, është një dëshmi se ka korrupsion, por në qoftë se nuk rregullohet kjo çështje, Maqedonia e Veriut, nuk do të ecë përpara

Ndërkaq, një qytetarë tjetër shkon edhe më lart. Ai tha se korrupsioni në këtë vend është prezentë kudo.

QYTETAR

“Korrupsion ka në çdo hapë, duke filluar nga rojtari deri tek funksionarët, të gjithë janë të korruptuar, çka të them, nga kjo nuk ka shpëtim, rëndë, rëndë, korrupsioni është deri në maksimum”.

Maqedonia e Veriut u rendit në vendin e 85-të nga 180 vende, në indeksin ndërkombëtar për perceptimin e korrupsionit në botë nga “Transparency International”. Sipas hulumtimit të “Transparency International”, vendi renditej ndër më të korruptuarit në rajon.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING