(VIDEO) Qytetarët: Heqja e balancuesit i dëmton edhe më shumë shqiptarët
Qytetarët vlerësojnë se heqja e balancuesit do t’i dëmtonte edhe më shumë shqiptarët, ashtu siç janë dëmtuar deri më tani. Ka mjaft prej tyre që nuk e besojnë se balancuesi mund të hiqet, por ka edhe nga ata që mendojnë se pushteti bën çfarë të dojë dhe nuk i merr aspak parasysh mendimet e tyre. Një nga qytetarët e intervistuar nga televisioni Shenja tha se maqedonasit po regjistrohen si shqiptarë, e shqiptarëve po iu mbetet të bëhet vetëm kondukter të autobusave dhe asgjë tjetër.
Qytetar
“Ligjin, ata kur të dojnë, si të dojnë bëjnë marrveshje. Kryesorja për popull asgjë nuk ka, sa u bë, 30 vjet asgjë të re nuk ka. 100 përqind do të hiqet, ata çfarë të folin edhe e bëjnë, e hekin. Si ta vlersoj, mendimi im nuk ka asgjë, nuk vlen, edhe me tregu, edhe po, edhe jo, edhe mirë, edhe keq, ata e vazhdojnë të vetën. Ajo për neve shqiptarët a e sheh, punësim nuk ka, ata prej në maqedonas po bëhen regjistrohen shqiptar, vetëm punësohen në vendet e punës, po shkojnë nëpër kurse po mësojnë shqip, po i zënë vendet, shqiptari le të bëhet kondukter ia kontrollon autobusët tjetër nuk ka asgjë.”
Ndërsa disa qytetarë të tjerë thonë se kjo gjë nuk ka mundësi të bëhet dhe se këto janë vetëm fjalë.
Qyetar
“Munden me fantazu ata njerëzit që mendojnë heqjen e balancuesit, nuk ka shance të bëhet. Duhet populli të pyetët për cdo gjë e jo të vendosin vet, ja edhe këtu po lexoj që vet populli e thotë që shkon sot atje dhe vendos për popullin, kush është ai vetë Mickoski apo kush ishte. Duhet të merren masa ama njëherë populli është duke heshtur e sa do të shkon kështu nuk e di.”
Qytetar
“Jo nuk hiqet. Ajo vetëm ashtu ka mbet, hiqet hiqet po jo prap kemi me mbet aty. Këto partitë e dinë krejt ligjet. Jo nuk hiqet, ajo cka thonë, pa ne a munden ata?!”
Qytetarët shtuan se me këto veprime që po bëjnë politikanët po i largojnë ata nga vendi dhe se në këtë mënyrë nuk ka as punësime, e as para.
Përndryshe, Gjykata Kushtetuese në seancën e ditës së mërkurë e ka pranuar iniciativën e Antikorrupsionit për hapjen e lëndës që konteston dispozitat që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë etnik në institucione, i njohur ndryshe si “balancuesi”.
Merxhane Iseni /SHENJA/