(VIDEO) QPSH në grevë, matura në pikëpyetje, reagon ministri Shaqiri

Sindikata e Qendrës së Provimeve Shtetërore nga dita e sotme ka hyrë në grevë të përgjithshme për shkak të refuzimit të Ministrisë së Financave për të pranuar kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes kolektive, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave  ekonomike  sociale të anëtarëve të saj, informojnë nga kjo sindikatë. Ata theksojnë se të 29 punëtorët janë anëtarë të sindikatës dhe gjendja e grevës, e cila do të zgjaste më shumë se një javë, do të nënkuptonte pamundësi të kryerjes së maturës shtetërore.

SINDIKATA E QENDRËS SË PROVIMEVE SHTETËRORE 

“Të gjitha proceset që janë në juridiksionin e Qendrës Shtetërore të Provimeve (maturat shtetërore, testimet shtetërore, trajnimi dhe provimi për drejtorë, provimet e praktikantëve, testimi ndërkombëtar TIMS etj.) do të ndërpriten deri në marrjen e pëlqimit nga Ministria e Financave”.

Ata i bëjnë thirrje Ministrisë së Financave që urgjentisht të japë pëlqimin për ndryshimet tashmë të nënshkruara të marrëveshjes kolektive, me të cilat punonjësit do të merrnin paga dinjitoze. Ata potencojnë se 11 nga gjithsej 29 të punësuar në pozita të ndryshme janë të barabartë dhe kanë pagë minimale prej 20.000 denarëve.

Ndërkaq,  ministri i Arsimit Jeton Shaqiri bëri thirrje që të punësuarve në këtë qendër që të mos e shfrytëzojnë momentin në kurrizin e nxënësve të shkollave të mesme.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT

 “Të gjithë punonjësve që janë të përfshirë në administratën publike, të gjitha dikastereve të përfshira në qeveri, po u them se po flasin për marrëveshjen e përgjithshme kolektive ku janë të përfshira të gjitha sindikatat. Pra ata punonjës që janë nga sindikata e punëtorëve nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë u bëjë thirrje,  sepse ne kemi detyrime ligjore, ndaj kur është fjala për maturën shtetërore nuk mund ta shfrytëzojnë momentin e maturës shtetërore për të arritur qëllimet e tyre”.

“Mesazhi im për të gjithë ata është që bashkë me drejtoreshën të komunikojnë me institucionet e tjera dhe të presin zgjidhjen e marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Problemet mund të zgjidhen pa e vënë në pikëpyetje mbajtjen e maturës shtetërore “ tha Shaqiri.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING