(VIDEO) Qeveria miraton Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat!

(VIDEO) Qeveria miraton Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat!

“Projektligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është garancë se bashkësitë etnike do të jenë të përfaqësuara në mënyrë adekuade dhe të drejtë. Por, njëkohësisht ligji do të mbroj kualitetet e secilës bashkësi etnike”. Kështu u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën për media, pasi Ligji për përfaqësim të drejtë u miratua në Qeveri.

MARKETING

Sipas kryeministrit, pas shumë vitesh keqpërdorime ka ardhur koha që të ndahemi nga e kaluara, duke ndërtuar institucione që nuk i mbështesin të dëgjueshmit, por që i vlerësojnë të aftit.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Ky ligj ka qëllim të qartë, administrata të jetë servis i vërtetë i të gjithë qytetarëve i bazuar në dituri, integritet profesional sipas Kushtetutës  dhe Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit. Për dallim nga koha, kur libreza partiake ishte më e vlefshme se diploma dhe profesionalizmi, ne vendosim standard të ri, njohuri, integritet dhe meritë”.

Pas më shumë se dy dekadash, ky ligj sipas zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti merr zgjidhje të qartë dhe të plotë ligjore.

Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër

“Ky projekt ligj shënon një moment historik pasi për herë të parë përfaqësimi i drejtë dhe adekuad si kategori kushtetuese që nga viti 2001 merr zgjidhje të qartë dhe të plotë ligjore edhe pse është dashur që të rregullohet me ligj që nga viti 2003. Kjo çështje është lënë peng i vullnetit politik për më shumë se dy dekada”.

Se a do të ketë mekanizëm për sanksionim në rast se nuk respektohet ligji, kryeminsitri tha projekt ligji ka të paraparë shumë gjëra, por thotë se fillimisht duhet të presin mendimin e  Komisionit të Venecias.

Për reagimet e BDI-së për ligjin, Mickoski u shpreh se kjo parti ka për qëllim vetëm që të jetë kundër çdo gjëje, duke shtuar se ishte po e njëjta parti që në raport kishte thënë se balancuesi si mjet është shterruar dhe duhet të fshihet, siç shtoi BDI në opozitë është kundër BDI-së në pushtet.

Ata bënë me dije se Ligji tani do të dorëzohet në Komisionin e Venedikut dhe pasi të marrin mendim nga Komisioni Venedikut, ligji do të dorëzohet në Kuvend.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING