(VIDEO) Qeveria: Kujdes, është mashtrim, nuk kemi dërguar mesazhe për të marrë nga 100 euro

(VIDEO) Qeveria: Kujdes, është mashtrim, nuk kemi dërguar mesazhe për të marrë nga 100 euro

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përgënjeshtron sms porositë që disa qytetarëve u janë dërguar kinse kanë fituar nga 100 euro. Kjo porosi kishte këtë përmbajtje: “Qeveria: Keni të drejtë për një kompensim të ri prej 6150 denarësh. Për më shumë informacione dhe kërkesën për mbështetje, vizitojeni linkun në vijim, që ishte me emrin e Qeverisë”. Ekzekutivi ka reaguar duke ju thënë qytetarëve që të mos bien preh e mashtrimeve dhe phishing mashtrim i cili thonë se është raportuar dhe tashmë po veprohet nga shërbimet përkatëse.

Qeveria e RMV-së

Përderisa qytetarët pranojnë ose kanë pranuar tashmë një mesazh me përmbajtje të tillë apo të ngjashme, në të cilin dërguesi është shënuar Qeveria, duhet ta konsiderojnë atë si rrejshëm dhe të mos klikojnë në lidhjet e dhëna dhe as t’u përgjigjen mesazheve që kanë pranuar”.

Ata ju bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mesazheve të rrejshme nga numrat e telefonit dhe emailet e huaja dhe të mos japin të dhëna personale. Qytetarët thonë më tej, duhet të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për të dhënat e tyre personale, të mos i ndajnë dhe shkëmbejnë me persona të panjohur, si dhe me persona identiteti i të cilëve nuk mund të vërtetohet paraprakisht.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING