(VIDEO) Qeveria i miratoi ndryshimet e ligjit për kufizimin e posteve pë ata që janë në listën e zezë

(VIDEO) Qeveria i miratoi ndryshimet e ligjit për kufizimin e posteve pë ata që janë në listën e zezë

Qeveria ka bërë të ditur sot se janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Masat Kufizuese, ku ata që do të jenë në listën e zezë amerikane nuk do të mund të mbajnë poste publike. Ndërkaq me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Masat Kufizuese, nga ana e Qeverisë thonë se ky ligj ka për qëllim , përveç garantimit të paqes ndërkombëtare, sigurisë, demokracisë, sundimit të ligjit, janë edhe lufta kundër korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare si dhe kërcënimet hibride ndaj shtetit.

QEVERIA

“Projektligji për masat kufizuese i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në formë të ndryshuar, të cilin ministrat e miratuan në seancën e qeverisë dhe e dërguan në parlament për vendimmarrje, parashikon që një person që është në ‘listën e zezë’ të autoriteteve nga  Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk mund të kandidojë për poste publike dhe ai ose personi juridik nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në tenderë”.

Ndër të tjera, nga Qeveria thonë se nëse zgjidhja ligjore ekzistuese, si masa kufizuese, parashikon ndalim hyrjeje, masa financiare, me ndryshimet dhe shtesat shtohen dy masa parakohshme sigurie. Që do të thotë se pas infromacionit se egzsiton një akt i caktuar ligjor nga SHBA ose ndonjë agjenci tjetër për sigurinë kombëtare dhe intelegjencën financiare, kanë mundësi të propozojnë masa kufizuese në Qeveri. /SHENJA/

MARKETING