(VIDEO) Qeveria i dorëzoi kuvendit iniciativën për shkarkimin e Kocevskit
Ka arritur në Kuvend propozimi i Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski. Shërbimet e Kuvendit njoftojnë se për procedurën e mëtejshme do të njoftojnë në mënyrë shtesë, gjegjësisht se kur ky propozim do të vendoset në rend dite në seancë parlamentare. Tani është fjala e Kuvendit, ku deputetët do të votojnë nëse janë pro apo kundër shkarkimit të Kocevskit.
Neni 88 i Ligjit për Prokurori Publike e sqaron qartë, se një prokuror publik mund të shkarkohet me dy kushte: nëse është bërë anëtar i ndonjë partie politike ose nëse ka kryer shkelje të rëndë disciplinore “të kryer me qëllim ose pakujdesi të dukshme, pa arsye të justifikuara dhe nëse shkelja ka shkaktuar pasoja të rënda”.
Gjithashtu i njëjti ligj parashikon që shkarkimi i prokurorit publik mund të dorëzohet në Kuvend me mendim paraprak të Këshillit të Prokurorëve Publik. Mirëpo, ky kusht nuk është arritur pasi që Këshilli i Prokurorëve dha mendim negativ për propozimin e Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit, ku propozimin e pranuan 3 anëtarë, ndërsa 6 votuan kundër.
Procedura për shkarkimin e Kocevskit nisi në fillim të këtij viti. Ndërsa e njëjta, u ndërpre pas tragjedisë në Koçan, e më pas përshkak të periudhës zgjedhore. Në verë, në Kuvend u paraqit interpelancë kundër Joveskit nga partia Levica, të cilët konsideronin se ai duhet të largohet nga ky funksion përshkak të jofunksionalitetit dhe ndikimit politik në punën e prokurorisë. Deputetët në seancë plenare në verë me 70 vota pro e mbështetën interpelancën kundër Kocevskit. Pas votimit në Kuvend, i mbetej Kocevskit nëse do të dorëhiqej vetë ose do të ishte Qeevria që do të vazhdonte me procedurën për shkarkimin e tij.
Iniciativën e Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit, e pati përgatitur Ministria e Drejtësisë, sipas së cilës Kocevski në disa lëndë që ai i ka punuar, kishte rrethana që ngrinin dyshime për paanshmërinë e tij, si dhe konflikt interesi, dhe rrethana për të cilat ai duhej të ishte në dijeni dhe nga të cilat duhej të ishte përjashtuar.
Ndërsa, prokurori publik Lubomir Joveski e ka demantuar këtë duke thënë se ai ka punuar duke ndjekur ligjet dhe afatet kohore që ato përcaktojnë. Lupço Kocevski për prokuror publik është emëruar në Kuvend më 13 janar 2024 nga shumica LSDM-BDI dhe mandati i tij është gjashtë vjet.
Emine Ismaili /SHENJA/

