(VIDEO) Qeveria dyshon në sinqeritetin e BDI-së për ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Qeveria dyshon në sinqeritetin e BDI-së për ndryshimet kushtetuese

Qeveria dyshon në qëllimet e ish shefit të diplomacisë Bujar Osmanit, për propozimin që ai dha për ndryshimet kushtetuese. Pasi Osmani propozoi që të shtohet në klauzolë në ndryshimet kushtetuese, zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva, u shpreh se duke qenë se ai ishte në atë detyrë prej shumë vitesh, ka më së paku kredibilitet për të folur për këtë çështje.

MARKETING

Description of image

Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë

Dëgjuam deklaratën e ish-shefit të diplomacisë, i cili ka qenë në atë detyrë prej vitesh, dhe vlerësojmë se ai ka më pak kredibilitet për të folur për këtë temë për shkak se dyshojmë në sinqeritetin e synimeve të tyre kur japin propozime dhe zgjidhje për situatën në të cilën ndodhemi lidhur me këtë çështje”.

Ish-ministri i MPJ-së, Bujar Osmani për TV 21 tha se që ndryshimet kushtetuese të realizohen, të vendosjet klauzolë në ligjin për zbatimin e Kushtetutës, respektivisht që nëse Bullgaria në 5 vitet e ardhshme vazhdon ta pengojë RMV-në me çështje tjera në rrugën drejt BE-së, atëherë Parlamenti të ketë të drejtën që t’i suspendojë ndryshimet kushtetuese.

Përshkak të mos zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia e Veriut nuk i nisi negociatat me BE-në. Rrugën e Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së e pengon Bullgaria e cila kërkon që popullsia bullgare të vendoset në Kushtetutën e RMV-së.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING