Video që tregon fillimin e kata’strofës në Valencia – uji përm’byti rrugët në pak sekonda
Pamjet dhe fotografitë nga disa vende spanjolle, dhe mbi të gjitha Valencia dhe rrethinat e saj, kanë vërshuar internetin këto ditë.
Ky lokacion është goditur nga moti pothuajse i paprecedentë në ditët e mëparshme, shkruajnë mediat spanjolle.
Mbi 200 njerëz kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut dhe disa pjesë të qytetit dhe rrethinave të tij nuk i ngjajnë më vendit ku jetonin dikur njerëzit.
Në rrjetet sociale është publikuar edhe një video nga Paiporta, komunë që gjendet në provincën e Valencias.
Në video shfaqen vetura që ende lëvizin në rrugë, por shumë shpejt pas kësaj, një sasi e madhe uji fillon të vërshojë rrugët, duke i detyruar shoferët të ndalojnë.
Në vetëm pak sekonda, rrugët u zhytën plotësisht në ujin me baltë dhe disa mbetje filluan të lundronin.
Edhe atëherë banorët e zonës nisën të iknin dhe në sfond dëgjoheshin sirenat e shërbimeve të ndryshme të shpëtimit. /Telegrafi/