(VIDEO) Pushteti dhe opozita përplasen për ndarjen e mjeteve nëpër komuna

(VIDEO) Pushteti dhe opozita përplasen për ndarjen e mjeteve nëpër komuna

Vendimi i Qeverisë, me të cilin është bërë  ndarja e mjetëve  për financim të 274 projekteve në 77 komuna, ka përplasur partinë opozitare shqiptare BDI me kryeministrin, Hristijan Mickoskin.

Armend Asllani nga BDI thotë se ndarja e parave për komuna është bërë në mënyrë jo transparente, duke bërë një krahasim mes komunës së Tetovës dhe asaj të Kumanovës, ku sipas tij, vërëhet një dallim tejët i lartë.

ARMEND ASLLANI,BDI

“Në bazë të ndarjeve të mjeteve, mendoj se nuk është bërë një ndarje eksplicite dhe e duhur, për arsye se projektet janë marrë dhe janë shqyrtuar në bazë të një rrethi mjaftë të ngushtë, ashtu siç kanë pasur dëshirë. Kështu ne edhe dje kemi reagur, që nuk është në mënyrë transparente dhe nuk është bërë një ndarje  e duhur nga qeveria”.

Për ata komuna  që nuk kanë marrë fare para nga qeveria, kryeminsitri Hristijan Mickoski tha se ata  nuk kanë dorëzuar dokumentacion projektues  sipas thirrjes publike, ndërsa ai shtoi se të njejtat presin   që t’i dorëzojnë.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Nuk pres projekte të reja, por ato komuna që nuk e kanë dorëzuar në kohë një bazë të përditësuar për ta realizuar. Është një periudhë e arsyeshme dhe nuk ka shumë të tillë. Dhe në komunat e tjera që kanë marrë projekte, le të themi se mund të kenë konkurruar me pesë projekte, kanë marrë tre, pra për këto dy nuk ka bazë të përditësuar etj”.

Lidhur me akuzat  nga opozita se Micksoski ka gënjyer  se do t’u japin 250 milionë euro komunave për realizimin e projekteve kapitale në infrastrukturë, ndërsa kanë ndarë vetëm 65 milionë euro,  kryeministri  tha  se nuk pret që opozita të thotë ndonjë gjë të mençur, ndërsa shtoi se opozita e tanishme, deri sa kanë qenë në pozitë, kanë punuar për ti mbushur “xhepat” e tyre, e jo për qytetarët.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING