(VIDEO) Pushteti dhe opozita në “luftë të hapur” me prokurorët

(VIDEO) Pushteti dhe opozita në “luftë të hapur” me prokurorët

Pushteti dhe opozita në “luftë të hapur” me prokurorët.

LSDM kërkon dorëheqjen e kryeprokurorit Nenad Saveski, pas siç thonë ata skandalit me porosi përmes telefonit me kryeministrin Hristijan Mickoski.  Aleksandar Sasha Dimitrijeviq thotë se nuk ka drejtësi, por ka gjyqësor të kontrolluar personalisht nga Mickoski. Përshkak të dyshimit në pavarsinë e tij, shtoi më tej, LSDM nuk e ka votuar atë dhe ja tani thotë se po del që kanë pasur të drejtë.

Sinkron: Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, LSDM

“E dëgjuam Mickoskin duke shpërndarë detyra nga foltorja e parlamentit, me ndjenjat e tij, e dëgjuam duke eliminuar prokurorët e pavarur nga një procedurë në televizion, dhe tani ai shpërndan detyra përmes telefonit. Kështu duket gjyqësori dhe prokuroria partiake në Maqedoni. Kështu duken ‘reformat’ e Mickoskit dhe grupit të krimit të organizuar VMRO”.

Kurse VMRO kërkon dorëheqjen e prokurorit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Islam Abazit.

Sinkron: Dafina Stojanovsa, VMRO-DPMNE

“Deri kur Islam Abazi, grupi i Ahmetit, Filipçes dhe Zaevit, planifikon të jetë ekzekutor i drejtësisë dhe të japë kontributin e tij për këtë treshe kriminale? Derisa drejtësia në Maqedoni udhëhiqet nga figura si Islam Abazi, do të dominojnë vendime të tilla kontraverse në favor të LSD-së dhe BDI-së. Islam Abazi duhet të japë dorëheqje dhe ta lë mënjerë prokurorinë në duar të profesionistëve”.

Revoltimet e këtyre dy partive kanë një temë të përbashkët, ndërprerja e hetimeve nga Prokuroria për Ndjekjen e krimti të Organizuar dhe Korrupsionit, shef i të cilës qshtë prokruori Islam Abazai për mazutin, ku të dyshuar ishin pronari i Pucko Petrollit Asmir Jahoski, djalit të Ismail Jahoskit, deputetit të BDI-së dhe kundër ish drejtorit të arratisur të EMV-së Vasko Kovaçevskit. Ndërsa pas këtij vendimi kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se ka mbetur i shokuar dhe i ka telefonuar kryeprokurorit Nenad Saveskit i cili i ka thënë se nuk ka pasur dijeni se do të merrej ky vendim.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING