(VIDEO) Pushteti dhe opozita me propozime për ndryshime ligjore për patentat e shoferëve dhe pasaportat

(VIDEO) Pushteti dhe opozita me propozime për ndryshime ligjore për patentat e shoferëve dhe pasaportat

Ministri i Punëve të Mbrendshme, Pançe Toshkofski, për çështjen me patentët e shoferit thotë se zgjidhja egziston dhe madje është shumë e thjeshtë. Ai thekson se nëse ka vullnet politik brenda një dite mund t’i zgjedhin shqetësimet e njerëzve. Për këtë,Toshkofski ka paraqitur Projektligj për ndryshimin e Ligjit për Dokumentet e Udhëtimit të Qytetarëve.

Pançe Toshkofski, Ministri i Punëve të Brendshme

“Kemi një Projektligj për ndryshimin e Ligjit për Dokumentet e Udhëtimit të Qytetarëve, ja ky është gati, është gati dhe ja tjetri. Madje këtë e kam nënshkruar. Projektligji për ndryshimin e ligjit për sigurinë në trafikun rrugor. Ka zgjidhje për një ditë, vetëm duhet të kenë vullnet politik”.

Ndërkohë, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, njofton se po për këtë çështje kanë paraqitur kërkesë për thirrje në seancë urgjente me gjithsej 20 nënshkrimet e deputetëve. Micevski thekson se gjatë paradites ka pasur një bisedë edhe me kryeministrin, të cilët pret që të vijnë së bashku me kryetarin e Kuvendit, si grupe parlamentare për të gjetur një zgjidhje. Sa I  përket vendimeve ligjore, thotë se bëhet fjalë për ndryshimin e dispozitave të dy ligjeve që parashikojnë plotësimin e afateve në lidhje me dokumentet e udhëtimit dhe patentëshoferët.

Nikolla Micevski, koordinator dhe grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së

“Në lidhje me vetë vendimet ligjore, bëhet fjalë për ndryshimin e dispozitave të dy Ligjeve që parashikojnë plotësimin e afateve në lidhje me këtë vendim ligjor për dokumentet e udhëtimit dhe patentë shoferët. Me këtë amendament do të zgjerohet dispozita në mënyrë që ato të vlejnë edhe në periudhën e ardhshme”.

Po ashtu, për këtë situatë ka folur edhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski, duke potencuar se me ndryshimet ligjore të propozuara nga LSDM-ja do të mundësohet që patentë shoferët të përdoren për përdorim të brendshëm edhe pas datës 12 shkurt dhe se qytetarët të mos dënohen nëse gjenden në komunikacion me patentë shoferi me emrin e vjetër kushtetues të shtetit.

Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM-së

“Kjo është një zgjidhje e përshtatshme, patentëshoferët janë për përdorim shtëpiak dhe duhet të vazhdojnë të jenë të vlefshme. Për këto vendime ligjore presim mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë”.

Kaevski pret që të gjitha partitë politike duhet ta mbështesin këtë propozim në vend që të përhapet paniku te qytetarët dhe të krijohet një kaos shtesë me sjelljet e papërgjegjshme të ministrave të DPMNE-së në qeverinë teknike. /SHENJA/

MARKETING