(VIDEO) Pushimi dimëror nuk shtyhet, nxënësit kthehen në shkollë më 20 janar

(VIDEO) Pushimi dimëror nuk shtyhet, nxënësit kthehen në shkollë më 20 janar

Vazhdim të pushimit dimëror nuk do të ketë. Nxënësit duhet të kthehen në shkollë të hënën, më 20 janar. Kështu u përgjigjën për TV Shenja nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në pyetjen nëse ulja e temperaturave dhe perhapja e viruseve mund të shkaktojnë shtyerje të pushimit dimëror.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Nuk do të ketë vazhdim të pushimit dimëror, gjysëmvjetori i dytë fillon më 20 janar”.

Pas diteve të bukura me borë që lam pas, tani nisi ulja edhe më e madhe e temperaturave. Ashtu siç paralajmëruan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike mesi i javës do të ishte me mot shumë të ftohtë. Kështu, mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit u regjistrua temperatura më e ul -10 gradë dhe se aty ka më shumë borë, 60 centimetra.

Mot të ftohtë, sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, do të ketë edhe të enjten.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike

Moti nesër do të jetë i ftohtë me mjegull të dobët në disa vende. Gjatë ditës do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me kushte për reshje të dobëta bore”.

Nga dita e premte do të ketë mot stabil me rritje të temperaturave ditore. Por temperaturat e mëngjesit do të vazhdojnë të jenë shumë të ulëta dhe në disa vende do të ulen edhe më shumë se minus 10.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING