(VIDEO) Punimet në autostradën Shkup-Bllacë rinisin në fund të muajit

(VIDEO) Punimet në autostradën Shkup-Bllacë rinisin në fund të muajit

Kjo verë është shumë premtuese për qytetarët e këtij vendi. Të paktën kështu e paraqet kjo Qeveri. Kryeministri Hrstistijan Mickoski paralajmëroi fillim të punimeve në autostradën Shkup-Bllacë, në fund të këtij muaji. Pas stërzgjatjes së procedurave, autostrada me shumë rëndësi sidomos për shqiptarët e vendit tonë, premtohet se do të vazhdoj punimet.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Për autostradën Shkup-Bllacë dje mora informacion se përfundimisht kanë përfunduar procedurat e zgjedhjes, kanë përfunduar procedurat e ankesave të shkallës së parë dhe të dytë, procedura është kompletuar dhe pres fillim të aktiviteteve në terren, më së voni deri në fund të këtij muaji”.

Në deklaratën e fundit për TV Shenja-n, zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli tha se presin miratimin final nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rikonstruim sepse siç u shpreh ajo kanë grant nga ta dhe kredi. Kredia siç bëri të ditur ajo, është diku 160 milion euro, ndërsa granti është 30 milion euro.

Projekti për autostradën Shkup –Bllacë daton nga viti 2014. Pas premtimeve disa vjeçare, ndërtimi i segmentit të parë filloi në vitin 2020. Zyrtarët e partisë atëkohë në pushtet BDI, me video lavdëroheshin për këtë projekt, i cili nuk përfundoi kurrë.

Kosova në anën tjetër, e ka përfunduar pjesën e saj prej 56 kilometrash në vetëm 5 vjet. Autostrada “Arben Xhaferi” shtrihet nga Prishtina deri te kufiri i Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe është i qarkullueshëm që shtatë vjet.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING