(VIDEO) Publikohet videoja nga incidenti në Myftininë e Tetovës

(VIDEO) Publikohet videoja nga incidenti në Myftininë e Tetovës

Tensionet në Myftininë e Tetovës nuk kanë të ndalur. Janë  pubikuar  pamjet nga kamerat e sigurisë, teksa Selver Xhemaili,i emëruar u.d. myfti nga reisi Shaqir Fetahi për myfti i Tetovës, ka ardhur me disa policë, pa pasur asnjë vendim nga gjyqi ose policia, ku ka tentuar të hyjë  me forcë brenda objektit të Myftinisë së Tetovës. Në pamjet e publikuara shihet qartë se si i emëruari nga reisi, Selver Xhemaili, tenton me dhunë që të futet brenda objektit të Myftinisë së Tetovës, me ç’rast kjo situatë e palakmueshme e tij dhe bashkëpunëtorëve rreth tij, në disa raste ka detyruar që edhe organet e rendit, në këtë rast policia, që ishte po ashtu në vendin e ngjarjes, të reagojnë, kjo me të vetmin qëllim që mos të ndodhte ndonjë incident, pasi në derën hyrëse ishte pozicionuar myftiu i Tetovës, Qani Nesimi.

Në lidhje me këtë rastë kanë reaguar nga Myftinija e Tetovës. Ata madje i kanë bërë disa pyetje publike reisit. Ata pyesin Shaqir Fetahun se të gjithë ata persona që kanë qenë aty dhe kanë tetntuar të futen brenda me urdhër të kujt janë aty.

MYFTINIJA E TETOVËS

– Të gjithë këto, me urdhër të kujt kanë ardhur dhe cili është qëllimi i tyre?

– Pse kanë ardhur kaq herët në Myftini, në ora 6:10 min.?

– Kërkojmë nga organet e rendit që të marrin masa.

– Punëtorët e Myftinisë, roje dhe sigurimi, të shqetësuar dhe të kërcënuar. Punëtoret administrativ të Myftinisë në krye me Myftiun, kanë qenë të shqetësuar me marrjen e lajmit, nga punëtoret e Myftinisë. Kur vijnë në Myftini kanë qenë të ofenduar nga situata e krijuar nga dhunuesit dhe nga fjalët nënçmuese të Taxhudin Hamidit.

Ndryshe Selver Xhemaili është emëruar u.d. myfti nga reisi Shaqir Fetahu, ndërsa kjo gjë kundërshtohet nga Myftiu Qani efendi Nesimi, i cili thotë se ky vendim i BFI-së është  antiligjor dhe antikushtetues. /SHENJA/

 

MARKETING