(VIDEO) Provimi i jurisprudencës në shqip, studentët nuk pranojnë zgjidhje gjysmake
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka komentuar sot paralajmërimet e përfaqësuesve të koalicionit VLEN se, grupi i punës i përbërë nga ekspertë kushtetues tashmë ia ka dorëzuar Qeverisë propozim-zgjidhjen për këtë çështjen e provimit të jurisprudencës dhe i njëjti parasheh që, pjesa teorike e provimit të mund të jepet në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa praktike të zhvillohet në gjuhën maqedonase. Mickoski tha se ende nuk e ka parë këtë propozim dhe njoftoi se javën tjetër do të ketë mbledhje për këtë çështje.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Ende nuk e kam parë propozimin, mendoj se javën tjetër, të hënën është dakorduar takim tek unë në kabinet që të prezantohet propozimi”.
Ndërkohë, Lëvizja Studentore Shqiptare nuk pranon këtë lloj zgjidhjeje, të cilën e kanë quajtur një “semi-zgjdhje”. Mevlan Ademi nga kjo lëvizje, në reagimin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se, çdo tentativë për të ofruar një zgjidhje të pjesshme, një “semi-zgjidhje” apo një rrugë anash Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është e papranueshme.
provimin e jurisprudencës, ka shkruar se ata nuk pranojnë një “semi-zgjdhje” apo një zgjidhje e cila e le anash Ligjin për gjuhën shqipe.
Mevlan Ademi, Lëvizja Studentore
“Gjuha shqipe nuk është çështje negociate. Nuk është favor. Nuk është kompromis. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore. Prandaj, nuk ka nevojë për interpretime të reja, verifikime shtesë apo procese që vetëm sa shtyjnë zbatimin e asaj që tashmë është e garantuar me ligj. Zgjidhja nuk duhet shpikur. Ajo ekziston.Zbatoni ligjin. Pikë”.
Studentët shqiptarë kërkojnë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe. Përpos iniciativës zyrtare të dorëzuar te organet kompetente, ata kanë mbajtur edhe dy protesta në Shkup, ndërsa në mbështetje të tyre, janë mbajtur protesta edhe në Tiranë dhe Prishtinë.
Teuta Bu1i /SHENJA/

