(VIDEO) Provimi i jurisprudencës, Mexhiti sërish premton zgjidhje të problemit
Provimi i jurisprudencës do të zgjidhet në të njëjtën mënyrë siç më parë u zgjodh çështja e licencave të mjekëve të cilat ishin vetëm në maqedonisht dhe u bënë edhe në shqip po edhe shumë çështjeve tjera, njofton Izet Mexhiti nga VLEN.
I pyetur nga TV Shenja Mexhiti tha se ka marrëveshje politike për të zgjidhur çështjen e jurisprudencës që është edhe kërkesë e studentëve dhe siguroi se jo vetëm jurisprudenca, por se në shqip do të jepen të gjithë provimet tjera profesionale, që deri më sot kanë qenë në maqedonisht.
SINKRON – IZET MEXHITI, BASHKËKRYETAR I VLEN
Katër provime profesionale janë rregulluar, kemi marrëveshje politike që të gjitha provimet tjera të jenë në gjuhën shqipe, ndër këto është edhe provimi i Jurisprudencës që për herë të parë në historinë e këtij vendi, provimet do të mbahen në gjuhën shqipe.
Megjithatë, pavarësisht njoftimeve të institucioneve se është arritur pajtueshmëri që pjesa teorike e provimit të jurisprudencës të zhvillohet në shqip, ndërsa pjesa praktike në maqedonisht, kjo zgjidhje nuk është pranuar nga Lëvizja Studentore. Studentët, të cilët protestuan në Shkup dhe Tiranë, insistojnë se përdorimi i gjuhës shqipe në të dy pjesët e provimit është i panegociueshëm.
Mevludin Imeri /SHENJA/

